• |
ide | kryesore

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Erjon Bani

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifkimit konfirmoi në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Erjon Bani, i cili është kandidat për në Gjykatën e Posaçmë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bani kaloi në veting për të tre kriteret e  vlerësimit duke rezultuar pa probleme.

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Erjon Bani u përball të enjten më 20 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore u njoh me gjetjet e hetimit administrativ në të tri kriteret e rivlerësimit. Gjatë seancës dëgjimore nuk u evidentuan probleme në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *