• |
ide | kryesore

Një opozitë radikale po lind

-Instant, Blog

Me nje ritem qe duket sporadik, por qe po behet pothuaj i rregullt, ajo qe ndodh ne rruge po na tregon se dicka tjeter ekziston tashme atje dhe po pulson.


Media mainstream vetem e filmon, por nuk e deshifron, sepse eshte ne sherbim te axhendes se elites dhe s’ka as kohe, as funksion te merret me gjera qe tejkalojne “rama tha, basha tha, meta tha, pastaj foli yuri”.


Rrjedhimisht publiku i gjere i sheh si ngjarje te papritura, qe dalin jashte axhendes se debatit qe ka imponuar elita. C’paten pikerisht tani keta studentet, po keta naçut e lagjeve pse shperthyen keshtu, po gjithe keto goca te inatosura, qyqja!

Por kjo nuk pengon qe vibracioni i ketyre shfaqjeve masive, (emocioni, debati, pamundesia per indiference qe krijojne ato), te depertoje ne cdo shtepi, pa nevojen e deshifrimit nga media mainstream.
Sepse ato dalje ne rruge, here te medha, here me te vogla, flasin per tema te nje axhende tjeter, qe nuk eshte ajo qe ndertojne mediat, por eshte ama ajo qe jetojne vertet njerezit.

Megjithate, publiku i gjere e harron shpejt, plot gjera te tjera i serviren.

Por ajo gjeja e re qe pulson me axhende ndryshe eshte atje, eshte gjithe kohes ne rrjet, eshte me raste ne rruge.

Nuk eshte homogjene, eshte me adn te plote.

Ka aty nje te majte te re, radikale. Ka edhe nje te djathte te re, radikale. Ka edhe te gjelber, edhe feministe, edhe lgbt, edhe rryma qe s’kane ende emer, qe te gjithe me radikale se c’kemi pare.

Sepse cdo gje qe del disi nga kontrolli i elites ekonomiko-politike e quajme radikale, apo jo?

Megjithese te ndryshem, me raste te caktuara dalin bashke ne rruge, edhe grupet qe urrehen. Debatin, deri ne sharje, e bejne bashke aty ne rrjet, nuk u kercet shume per median mainstream.

Nuk zihen per Bashen e per Ramen, megjithese zihen papushim per çeshtje politike.

Kaq, deri ketu arrij te shoh une, se edhe une jam jashte asaj gjeje qe pulson, ndonese e vezhgoj. Ndoshta edhe shoh me teper se ç’ka ne te vertete. Po eshte e vetmja gje qe ia vlen te shohesh.

Marre nga Facebook i autorit Edvin Parruca

3 Comments

  1. Shiko si vishet,degjo-si flet,ndiqe gjuhen e trupi-te kryeministrit (pra Rames lakuriq,me Delinen dhe shoke e shoqe te tyre),dhe konkludo per keto” levizje”.Eshte njelloj,si ai minusi,perpara nje kllape (ne arithmetike),qe i ndryshon shenjet ,tere shifrave-brenda kllapes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu