• |
ide | kryesore

PD dhe LSI me plane të ndryshme për Durrësin, sot mblihet KAS

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve është mbledhur sot në orën 10:00 ku do të shqyrtojë kërkesat ankimore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për integrim për qarkun e Durrësit.

Gazetari Ergys Gjençaj në një lidhje live për ‘News24’ tha se aleanca PD-AN ka kërkuar rivotim në të gjithë qarkun e Durrësit, duke shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë që LSI nga ana tjetër ka kërkuar rinumërim të të gjitha votave.

Kujtojmë se KAS më herët ka shqyrtuar ankimimet për qarkun e Gjirokastrës, Beratit dhe Vlorës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *