• |
ide | kryesore

Përdhunimi i 15-vjeçares/ Xhaxhai denoncon: Nuk janë 5 por 8 abuzues

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Jo pesë por tetë persona kanë përdhunuar 15-vjeçaren në Mirditë. Ky është denoncimi shokues që bën xhaxhai i të miturës ditën e sotme.

Mes të tjerash, xhaxhai i viktimës i bëri thirrje shtetit që të zbardhë ngjarjen si dhe të çojë autorët para drejtësisë. Ai i bëri thirrje edhe ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim.

“Ka edhe persona të tjerë të implikuar. Sot pasi pamë dhe një protestë madhështore, në përkrahje të kësaj minorene, në luftë kundër këtyre pedofilëve. Lista e pedofilëve është me e gjerë. Numri nga 5, në bazë të të dhënave, shkon në 8. Ato tabulatet që janë sekuestruara nga prokuroria, i kam thënë oficerit, që tabulatat nuk preken dhe se do t’i hapë prokurorja. Iu bëj thirrje prokurores që t’i shoh këto tabulate dhe njerëzit që janë futur në këtë grup, të merren të pandehur. I them shtetit; “shtetin tim e dua shumë, se i kemi falur 5 njerëzit. Se sot do ishin në varr”. Unë i kërkoj në mënyrë të veçantë ambasadores Yuri Kim që të ndjekë me përparësi këtë gjë, dhe gjykatave.”, u shpreh xhaxhai i 15-vjeçares për emisionin ‘Me zemër të hapur’.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *