• |
ide | kryesore

Reagon selia blu pas shpërthimit në banesën e zyrtarit të PD: Akt kriminal

Arkiva



Partia Demokratike ka reaguan pas tritolit të vendosur në banesën e zyrtarit të tyre në Shijak Ilgner Vora.

Në reagimin e saj selia blu thekson se ato e kanë konsideruar akt kriminal një gjë të tillë dhe se gjenden pranë familjes Vora në këto momente.

Ndër të tjera PD thekson se ngjarje të tilla kriminale janë përsëritur shumë kohët e fundit ndaj organet ligjzbatuese duhet që të veprojnë me shpejtësi , profesionalizën dhe paanësi për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe jetës e pronës së qytetarëve.

“Partia Demokratike ka ndjekur me shqetësim informacionin për sulmin me lëndë plasëse në banesën e drejtuesit të Partisë Demokratike në qytetin e Shijakut.

Duke i shprehur të gjithë solidaritetin familjes Vora, ne e konsideruar këtë akt kriminal të papranueshëm, të rëndë dhe kërkojmë zbardhjen pa vonesa të kësaj ngjarje dhe vënien menjëherë përpara përgjegjësisë të autorëve.

Ngjarje të rënda si kjo dhe aktet kriminale të kohëve të fundit, janë thirrje ulëritëse për organet ligjzbatuese për të vepruar me shpejtësi, profesionalizën dhe paanësi për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe jetës e pronës së qytetarëve”, thuhet në reagimin e PD-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *