• |
ide | kryesore

Rekordi unikal i Ronaldos: i pari që shpallet golashënues në Serie A, La Liga e Premier League

-Instant, Sport



Cristiano Ronaldo e ka ndjekur nga pankina pokerin për Champions League kundër Bolonjës, por në bilbilin e trefishtë ai jo vetëm që u gëzua për objektivin e arritur, por edhe për një tjetër rekord të fiksuar. Në përpjekjen e tij të tretë, kampioni portugez fitoi titullin e golashënuesit më të mirë në kampionatin italian, duke u bërë lojtari i parë në histori që e bëri këtë në Serie A, Liga dhe Premier League.

Këtë sezon portugezi fitoi titullin e golashënuesit më të mirë në Serie A me 29 gola, dy më pak se vitin e kaluar, por duke bërë më mirë se Lukaku, Muriel, Vlahovic, Immobile, Simy, Insigne, Berardi, Lautaro, Joao Pedro, Ibra dhe Zapata. Në dy vitet e para Ronaldo kishte përfunduar fillimisht pas Quagliarellas dhe më pas Immobile, por këtë herë askush nuk ishte në gjendje të shënonte më shumë se ai. Ky është titulli i pestë si golashënuesi më i mirë në një kampionat: një në Angli, tre në Spanjë dhe një në Itali. Një rezultat që e vendos CR7 në krye të listës së sulmuesve, të aftë për të bërë diferencën me zhurmë golash në tre vende të ndryshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *