• |
ide | kryesore

Shqiptari i merr jetën partneres në Francë, e qëlloi 5 herë me thikë në sy të vajzës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku një ri nga Kosova, ka goditur me thikë partneren e tij 23 vjeçare para syve të vajzës së tyre të vogël, duke e lënë të vdekur.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në sy të vajzës 4-vjeçe në Hayange, Moselle, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorit. Mësohet se ai e ka qëlluar 5 herë me thikë partneren.

Mësohet se autori është Liridon B. dhe sipas mediave ky i fundit është person i njohur për drejtësisë franceze.

Ai është i njohur për vjedhje të dhunshme, kërcënime me armë dhe një sërë veprash të tjera. Shqiptari nga Kosova u la i lirë nga burgu në 12 maj dhe u vendos me një byzylyk të thjeshtë elektronik në shtëpi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *