• |
ide | kryesore

Tjetër denoncim i Vetëvendosjes, shihni se si numëruesi iu bën shenja fletëve të votimit në Gjirokastër dhe më pas komunikon me kandidatin e PS-së (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka denoncuar përmes një videoje tjetër deformimin e rezultatit zgjedhor në Gjirokastër. Në pamje shihet se si numëruesi vendos shenja në në fletët e votimit, si dhe më pas komunikon me Bledi Çuçin, kandidatin e PS-së në këtë qark. Më poshtë denoncimi i plotë i VV.
Tjetër provë e re filmike e krimit elektoral.
Në qytetin e Gjirokastrës, të hënën e datës 26 prill 2021, në KZAZ me numër 80, herët në mëngjes në ora 5:09, është kryer një tjetër krim elektoral i evidentuar nga ekipi i aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! përmes pamjeve zyrtare filmike të KQZ-së. Në këto pamje dallohet qartë konsumimi i veprës penale nga një numërues që vendos shenja në fletët e votimit gjatë procesit të numërimit, me miratimin e dhënë në heshtje nga numëruesit e tjerë, që duket se janë në bashkëpunim me të. Pas konsumimit të veprës penale, numëruesi kontakton me një numër telefoni ku është i shënuar emri i Ministrit të Brendshëm, Blendi Çuçi, që ishte edhe kandidat i Partisë Socialiste në Qarkun Gjirokastër. Ju kujtojmë se deri me sot nuk kemi asnjë informim zyrtar për nisjen e hetimeve nga organet e drejtësisë për këto raste flagrante të veprave penale. Ju ftojmë të ndiqni pamjet e plota filmike në vijim:



11 Comments

  1. Qr ca behet, keta sikur jane komisioni qe po korrigjon provimet e lirimit, te gjithe me stilolapsa ne dore e jo qe jane aty vetem per te NUMERUAR votat. Une habitem pse nuk i cojnete gjithe keto video tja japim surratit asaj Kimetes dhe gjithe ambasadoreve. Nese pas ketij veeprimi ata nuk nderhyjne, athere populliyni lind e drejta ta dale ne rruge e ti qije robt ketij shteti baxhelle dhe ketyre ambasadoreve qe mbajne nje regjim narkos ne kurrizin e te gjithe neve, socialiste, demokrate e pa parti.
    Nje pyetje te ju behet ketyre robqirave te huaj, nese do ndodhte kjo ne vendin e tyre cfare do benin, si do reagonin?

  2. A u denua njeri ? Apo proçedohet ndokush?
    Vari kkkkkkkkkkkkkkkkk…………. pune hajdutesh pune mutiiii

  3. Nuk i mjaftoi ndryshimi i Kodit Zgjedhor dhe Reforma Territoriale qe i nxirrte matematikisht fitues, duhet te bejne dhe keto pislliqe. Numeruesi prish fletet e votimit dhe i raporton Ministrit te Rendit qe kreu krimin. Robt ne pidh ju befte mire muti qe po hani o shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *