• |
ide | kryesore

Tritol banesës së kreut të demokratëve në Shijak, reagon PD: Akt kriminal i papranueshëm

-Instant, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me shpërthimin me tritol që ndodhi në banesën e drejtuesit të selisë blu në Shijak. Partia Demokratike e ka konsideruar ngjarjen e rëndë si një akt kriminal të papranueshëm. Selia Blu bën thirrje për zbardhje urgjente të çështjes dhe të vihen para drejtësisë autorët. Kujtojmë që, lënda plasëse është vendosur në portën e banesës së shtetasit Ilgnor Vora. Bëhet me dije se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

“Duke i shprehur të gjithë solidaritetin familjes Vora, ne e konsideruar këtë akt kriminal të papranueshëm, të rëndë dhe kërkojmë zbardhjen pa vonesa të kësaj ngjarje dhe vënien menjëherë përpara përgjegjësisë të autorëve.  Ngjarje të rënda si kjo dhe aktet kriminale të kohëve të fundit, janë thirrje ulëritëse për organet ligjzbatuese për të vepruar me shpejtësi, profesionalizën dhe paanësi për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe jetës e pronës së qytetarëve”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00, në lagjen “Kodra”, në Shijak.



2 Comments

  1. Ilir Meta e akuzuar Sali Berishën pikërisht për të njëjtat arsye, për të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ta shpallin non grata.

    Meta ka shprehur bindjen që në fillim se Sali Berisha është përgjegjësi kryesor për tragjedinë e Gërdecit, ku siç rezultoi se pas biznesit të vdekjes qëndronte familja e tij. Sipas Ilir Metës, Sali Berisha ka projektuar firmat piramidale si dhe ka abuzuar me privatizimin e pasurive publike. Në mars të vitit 2015, Meta deklaronte se kishte një video të rëndë për Shkëlzen Berishën, video të cilën e përdori si shantazh ndaj Berishës. Meta ka akuzuar Berishën edhe për ndikim mbi drejtësinë, një tjetër argument ky i referuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për të shpallur non grata.Gjate ketij muaji skifteret shpellkare e kane mare urdherin nga serbi salih kercenime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *