• |
ide | kryesore

Video/ Kumbulla ose Broja zbresin tek U-21: Bushi zbardh listën, do vendin e dytë

-Instant, Sport, Video
Lenja



Ambicjet e kuqezinjve janë rritur edhe në nivelin e shpresave. Trajneri i Kombëtares shqiptare U-21, Alban Bushi, ka publikuar tashmë listën e lojtarëve të grumbulluar, në prag të dy ndeshjeve të muajit qershor ndaj Andorrës dhe Bullgarisë në transfertë, duke shprehur hapur edhe objektivin e skuadrës së tij në këtë fushatë eleminatore. Kuqezinjtë e Bushit do të fillojë grumbullimin më 25 maj në kompleksin “Tropikal”, ku do të qëndrojë deri me 2 qershor përpara se të udhëtojë drejt Andorrës, për të zhvilluar ndeshjen e parë eliminatore të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023 më 4 qershor.

Pas ndeshjes me Andorrën, kuqezinjtë do të nisen drejt Bullgarisë, ku do të zhvillojnë një ndeshje miqësore me 8 qershor: “Do impenjim dhe përqëndrim maksimal sepse duket ekip i lehtë në letër, por nuk është aq i lehtë – shpjegoi Bushi -. Ne kemi luajtur edhe edicionin e kaluar dhe kemi barazuar 2-2 atje, duke pasur parasysh se Andorra ka mundur dhe Turqinë, ka marrë barazim dhe me Anglinë në Andorra, por është një ekip që duhet respektuar, por ne kemi më shumë cilësi se ata dhe do ta fitojmë atë ndeshje, por duke qenë të qetë dhe të fortë në dyluftime”.

Dëmtimet e kanë penalizuar jo pak zgjedhjen e tekniku, që ka hedhur sytë nga kampionati shqiptar, nga ku janë thirrur 8 lojtarë, prej 25 në total. E megjithatë, problemet nuk e kanë zbehur besimin e teknikut për të synuar vendin e dytë në grup, që është bërë një objektiv i arritshëm duke patur parasysh rritjen e ekipit gjatë këtyre viteve, gjë që u kurorëzua me ngjitjen në një vazo më lart në fund të eliminatoreve të kaluara: “Synimi siç e thashë është vendi i dytë, sepse i kemi të gjitha mundësitë për ta bërë këtë, pavarësisht se shumë lojtarë na kanë ikur nga edicioni i kaluar, por kemi pasur edhe një anë të mirë sepse shumë lojtarë që kanë qenë edhe në edicionin e kaluar janë dhe e dinë se çfarë do të thotë ekipi Kombëtar, sepse me atë 2 pikësh që ne lamë ndaj Andorrës në sezonin e kaluar, ne mund të ishim në fazën e play-off tani”.

E për të përmbushur pritshmëritë tekniku ka gati një plan, të përforcohet nga Kombëtarja A: “Kemi një emër tjetër që do të vijë nga Kombëtarja A dhe mendoj që do të bëjë diferencën, sepse ne kemi shumë nevojë për lojtarë sidomos në pozicione të ndryshme që kemi mungesa, siç është Marvin Çuni, që është i dëmtuar, lojtar i Barit në repartin e sulmit por gjithashtu edhe Ndreçka. Kështu që do të kërkojmë nga ekipi A dhe besoj se do të vijë. Broja? – Do ta diskutoj dhe me trajnerin dhe mund të jetë Broja, mund të jetë Kumbulla” përfundoi Bushi që insistoi se në ndeshjen ndaj Andorrës, ekipi do të kërkojë vetëm fitoren, duke parë që në edicionin e kaluar u gabua duke lënë pikë që mund t’i kalonin në fazën play-off.

https://www.youtube.com/watch?v=wITBzpKpq2U&t=2s



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *