• |
ide | kryesore

“All together”: Conte jep sinjalin e zgjedhjes me imazhet e triumfit

-Instant, Sport

Rebusi i të ardhmes së tij nuk është zgjidhur ende. Ndërkohë, megjithatë, trajneri i Interit Antonio Conte po i gëzohet ende fitores së titullit kampion me emocionet e përjetuara të dielën pasdite, me trofeun e ngritur së pari në fushën e San Siros pas fitores kundër Udineses dhe më pas në Kullën 4 para turmës e tifozëve që ishin mbledhur jashtë stadiumit. Në profilin e tij në Instagram, tekniku ka postuar imazhet e festimeve së bashku me lojtarët, stafin e tij, drejtuesit dhe presidentin Zhang, ndërsa përshëndet mbështetësit zikaltër. Me hashtagun e zakonshëm #alltogether (së bashku). Një mesazh që mund të lidhet fare mirë me të ardhmen e teknikut, pikërisht kur pritet takimi që do të vendosë të ardhmen e tij në pankinën e kampionëve të Italisë…


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu