• |
ide | kryesore

Basha ndalet në Kuçovë e Dimal: 25 prilli s’kishte lidhje me demokracinë, gara e brendshme do të na forcojë

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas Beratit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili kandidon për një tjëtër mandat në krye të PD, është ndalur në Kuçovë dhe Dimal. Para demokratëve, Basha ka nënvizuar faktin se 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe se rregullat demokratike pasi përballë ka pasur një regjim. Sipas tij, nga procesi i brendshëm i zgjedhjeve të 13 qershorit që do të mbahen për kryetarin e ri, do të dalin të bashkuar dhe të fortë.

“Kush mendon se beteja mbaroi me 25 prill e ka gabim , kush mendon se do të na ulë në gjunjë e ka dy herë gabim. Pse? Sepse kemi dalë gjithmonë të bashkuar në betejë, të bashkuar ishim në betejën e 25 prillit dhe kërkesa ime e parë është që të bashkuar të dalim edhe nga kjo garë e brendshme e cila është një oportunitet shumë më i  madh se fushata normale që s’na jep kohë të flasim me njëri-tjetrin se po ju flasim qytetarëve që  të flasim me njëri-tjetrin drejtpërdrejt. Edhe për atë që na rëndon në zemër, padrejtësinë, zemërimin , edhe për vendosmërinë për ta kthyer këtë në energji për të vazhduar betejën, edhe për reflektimin e brendshëm të gjithsecilit nga unë i pari dhe çdokujt tjetër dhe për të gjetur brenda vetes tonë, edhe forcën për të ndrequr ato që kemi ne në dorë dhe detyrë të ndreqim brenda vetes tonë, brenda familjes tonë.” tha Basha.



7 Comments

  1. Si ore s’kishte lidhje ? Po ti na dole garant ? Apo as kjo nuk ka lidhje ? Nese ke njefare respekti per ate parti qe drejtove per tete vite dhe nese ke respekt per antaret e asaj partie qe tu treguan besnik edhe kur ti i genjeve , Largohu . Largohu , sepse “fitorja” jote do te ishte si fitoret e Pirros . Do ishte nje fitore personale per ty por shkaterruese per PD-ne ne veçanti dhe totalisht shkaterruese per opoziten ne pergjithesi .

  2. Mos hiqni bashen. Ai eshte cun i mire.
    Dhe eshte e sigurt qe ne 2029 ai do fitoj.
    Basha rri
    Basha rri.
    Basha rri.

  3. Ky njeri nuk e njeh turpin. Mashtrues ordiner dhe nje karagjoz qe zor se gjen ne kete dynja. Prap ka per ti vjedh zgjedhjet ne parti, dhe do e coj pd ne grop. Un nuk jam me asnje parti. Sa her kam votuar, kam pare me shume liderin. Dhe keto 2 heret e fundit kam votuar ramen, vetem e vetem se ky idioti nuk ma mbushi mendjen ne asnje moment.

  4. Nëse ka një gjë që i shkon Berishës është të lehë si një qen, dhe hamendja ime është se kjo është vetëm një rast tjetër i lehjes së Berishës, por në këtë rast ai nuk do të shpërblehet me një kockë. Nuk jam i sigurt nëse është edhe ligjërisht e mundur që një figurë politike të padisë një qeveri tjetër për shpifje. Por nëse Berisha është mjaft këmbëngulës për të filluar një betejë ligjore me Shtetet e Bashkuara për këtë çështje, them që shanset e tij për të fituar këtë luftë janë të pamundura.Salihu të zgjidhe kryeKari i pd

  5. Ne Shqiperi nuk njihet doreheqja pas humbjes se zgjedhjeve. Shembullin e pare e dha Rama ne 2009qe pasi humbi zgjedhjet qendroi kyretar partie dhe pa zgjedhje fare. Te pakten Lulkuqja po i ben sa per sye faqe

    1. Lulkuqja ka humbur dy zgjedhje te pergjithshme parlamentare si edhe zgjedhjet per kryetar bashkite. Ai ne fakte i humbi edhe zgjedhjet per kryetar bashkite me Tirane kur kundershtar kishte Ramen por qe u ndihmua nga ish kryetari i KQZ-se se asaj kohe Arben Riatani i cili e pranoj vet kete fakt duke thene se te gjithe e dine si fitove.Mbi Lulken rendojne edhe protestat e dhunshme duke plagosi police ne sherbim dhe shkaterruar prona shteterore dhe private.Ahahahaaaa me ate carden lane name fare! Si perfundim to iki te pirdhet se na çau b.. ai dhe njerez te tjer ne PD qe I bene pas per te lepire ndonje kocke qe i bie nga xhepi Bashes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *