• |
ide | kryesore

Blinken: Ende shumë punë për rivendosjen e besimit mes izraelitëve dhe palestinezëve

-Instant, Lajme, Planet



Kreu i diplomacisë amerikane, Antony Blinken tha se ka ende shumë punë për të vendosur besimin mes izraelitëve dhe palestinezëve. Kujtojmë që Blinken është në ditën e parë të një turneu në Lindjen e Mesme që parashikon konsolidimin e armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit.

“Ka shumë punë para nesh për të rivendosur shpresën, respektin dhe besimin midis dy kampeve. Ne kemi parë se ku çojnë opsionet e tjera dhe kjo duhet të na nxisë të dyfishojmë përpjekjet tona për të ruajtur paqen”, theksoi Blinken në Jeruzalem.

SHBA-ja kërkon të shmangë që Hamasi të përfitojë nga ndihma për rindërtimin e Gazës, deklaroi sot kreu i diplomacisë Antony Blinken ndërkohë që kryeministri izraelit kërcënoi me një përgjigje shumë të fuqishme nëse lëvizja islamike shkel armëpushimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *