• |
ide | kryesore

Blinken në Izrael/ Turne në Lindje për të mbështetur armëpushimin në Gaza

-Instant, Arkiva, Planet



Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara Antony Blinken ka arritur në Izrael në nisje të një turneu në Lindjen e Mesme që synon mbajtjen e armëpushimit në Gaza.

Ai do të përballet me të njëjtat pengesa që kanë mbytur një proces më të gjerë të paqes për më shumë se një dekadë, përfshirë një udhëheqje izraelite, përçarje palestineze dhe tensione të rrënjosura thellë përreth Jeruzalemit dhe vendeve të tij të shenjta.

Lufta 11-ditore në Gaza vrau më shumë se 250 njerëz, kryesisht palestinezë dhe shkaktoi shkatërrim të gjerë në territorin e varfër bregdetar.

Blinken pritet të përqendrohet në koordinimin e rindërtimit pa u angazhuar me krerët militantë të Hamasit në Gaza, të cilët konsiderohen terroristë nga Izraeli dhe vendet perëndimore.

Armëpushimi që hyri në fuqi të premten ka mbajtur deri më tani, por nuk adresoi ndonjë nga çështjet themelore.

Blinken, i cili zbarkoi në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion të martën herët, është zyrtari më i lartë i SHBA që viziton rajonin që kur Presidenti Joe Biden mori detyrën. Ai u mirëprit nga Ministri i Jashtëm izraelit Gabi Ashkenazi dhe zyrtarë të tjerë.

Administrata kishte shpresuar ta nxirrte SHBA nga konfliktet e paqëndrueshme të rajonit dhe të përqendrohet në konkurrencën me Kinën dhe ndryshimin e klimës. Por si shumë paraardhës të saj, ajo u tërhoq përsëri në Lindjen e Mesme nga një tjetër shpërthim dhune.

Blinken do të fillojë vizitën e tij në Izrael, ku Kryeministri Benjamin Netanyahu po lufton për jetën e tij politike pas zgjedhjeve të katërta. Netanyahu përballet me kritika në rritje nga izraelitët të cilët thonë se ai e përfundoi ofensivën para kohe, pa ndalur me forcë sulmet me raketa palestineze ose pa u u dhënë një goditje më të rëndë militantëve të Hamasit në Gaza.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *