• |
ide | kryesore

Dhjetëra viktima nga shpërthimi i vullkanit, qindra shtëpi të mbuluara nga hiri dhe lava

-Instant, Lajme, Planet



Janë të paktën 31 viktimat e zyrtarizuara deri më tani nga shpërthimi i disa ditëve më parë të vullkanit Nyiragongo në Republikën Demokratike të Kongos, jo larg me kurimin me Ruandën, por shifra duket e përkohshme dhe pritet të rritet në mënyrë domethënëse orë pas ore. Lava e vullkanit, i cilësuar si një nga më të rrezikshmit në botë për shkak të shpërthimeve të tij të forta, ka arritur deri në periferinë e qytetit Goma, duke mbuluar bashkë, me hirin që karakterizon çdo shpërthim të tillë, gjithçka që i ka kaluar përpara.

Sipas autoriteteve bëhet fjalë për 17 fshatra të përfshira, rreth 600 shtëpi të shkatërruara, bashkë me shkolla, institucione lokale dhe infrastrukturë primare si në rastin e tubacioneve të ujit, të dala jashtë funksionit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *