• |
ide | kryesore

Europa League, finale dyshimesh për Manchester Utd: “Është 50-50, por kam besim, Maguire mund të mos jetë”

-Instant, Sport



Ole Gunnar Solskjaer, tekniku i Manchester United, ka folur në prag të finales së Ligës së Evropës në Gdansk kundër Villarreal. “Çdo lojtar që shkon në finale dëshiron të fitojë. Kemi në plan të fitojmë, presim të fitojmë, por jam i sigurt që Unai (Emery) e mendon në të njëjtën mënyrë – shpjegoi ai. Ishte një rrugë e gjatë për të arritur këtu. Është një 50-50 kur arrin në finale. Kam besim. Çdo gjë mund të ndodhë në një finale”

“Unë jam mjaft i sigurt. Kam besim të mjaftueshëm në vetvete. Kam parë të rritet diçka brenda lojtarëve. Janë bërë gjithnjë e më rezistent ndaj pengesave. Si një grup kam besim, jemi gati për këtë finale – shtoi trajneri norvegjez -. Jemi përgatitur siç bëjmë normalisht. Ne nuk do të shtojmë presion të mëtejshëm mbi lojtarët sepse çdo ndeshje për Manchester United është e rëndësishme. Kemi fituar pesë tituj evropianë. Kemi humbur dy herë nga Barcelona. Këto janë mbrëmje të mëdha për ne. Mund të jetë trampolinë për një të ardhme të shkëlqyer. Kjo është një skuadër që ne e kemi rindërtuar në vitet e fundit, shpresojmë se mund të jetë fillimi i diçkaje më shumë. Kur lojtarët nënshkruajnë për Manchester United, ata nënshkruajnë për të fituar. Ky është klubi më i mirë në botë. Kjo është diçka për të cilën lojtarët janë gati. Ata nuk do të firmosnin këtu nëse nuk do të ishin lojtarët më të mirë”.

Kapitulli i dëmtimeve, që ka vënë në fakt në dyshim norvegjezin në lidhje me zgjedhjet për në finale. “Ne jemi përgatitur mirë. Anthony Martial nuk është rikuperuar, po kështu edhe Phil Jones. Unë mendoj se Harry Maguire thjesht do të bëjë pak nxemje. Me shumë mundësi do të përpiqet të rikuperohet, por përveç kësaj jemi mjaft të mirë”.

Në Polonido të jetë prezent edhe legjendari Sir Alex Ferguson. “Ai është këtu me ne. Është një njeri i veçantë, një enciklopedi e futbollit. Lojtarët e mi mund t’i drejtohen atij për çdo këshillë. Ky klub e ka në zemër dhe shpresoj që të argëtohet nesër në mbrëmje. Atij i detyrohem në karrierën time”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *