• |
ide | kryesore

Gjermania me trajner të ri: Hansi Flick merr detyrën pas Europianit

-Instant, Sport



Hansi Flick është trajneri i ri i Gjermanisë dhe, pas Kampionatit Evropian, ai do të marrë detyrën nga Joachim Loew. Ish-tekniku 56-vjeçar i Bayern Munich ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2024, duke filluar nga 1 korriku i këtij viti, pas përfundimit të kontratës nga vetë Loewm i cili do të largohet nga ekipi kombëtar në fund të turneut kontinental. Flick ishte ndihmësi i Loew nga 2006 në 2014, duke fituar Kupën e Botës në Brazil, para se të bëhej drejtori sportiv i DFB.

Pas një periudhe si drejtor i përgjithshëm në Hoffenheim, Hansi Flick ka udhëhequr Bayernin si trajner kryesor gjatë dy sezoneve të fundit në shtatë tituj, duke përfshirë Bundesligën, Ligën e Kampionëve dhe Kupën Botërore të Klubeve.

“Unë jam shumë i lumtur që mund të punoj si trajner – tha gjatë nënshkrimit Flick -, gjithçka shkoi çuditërisht shpejt deri në firmë. Mezi pres të shoh cilësinë e shkëlqyer të lojtarëve që do të kem në dispozicion për t’u përballur me turnetë e ardhshëm me optimizëm, si kampionati Evropian në shtëpi në 2024”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *