• |
ide | kryesore

Ish-Presidenti Nishani pyet Bashën: A je shantazhuar nga Berisha?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një dalje për media të anëtarëve të “Grupit për PD-në”, ish-Presidenti Bujar Nishani i kërkoi Lulzim Bashës të jetë transparent në marrëdhëniet me Sali Berishën.

A është shantazhuar Basha nga Berisha për të marrë vendime? Kjo është pyetja që ngre Nishani.

“Basha duhet të bëjë transparencën para shqiptarëve. Kjo sepse ka që më 2013, që thuhet se Basha është i trysnuar nga Berisha, dhe Basha nuk e ka përgënjeshtruar këtë gjë. Basha duhet të dalë dhe të thotë a është shantazhuar nga Berisha për të marrë vendime? Këtë gjë duhet të thotë Basha.” – u shpreh mes të tjerash Nishani.

Ish-Presidenti deklaroi se kërkesa për largimin e Bashës sa vjen e rritet, për shkak se PD është pronë e anëtarësisë dhe e qytetarëve shqiptarë.



7 Comments

  1. Z. Nishani kur keni marrë ndonjëherë përgjigje të drejtpërdrejtë nga Basha, ai është as mish as peshk. Juve duhet të çoheni të gjithë t’i kapni për “zhelesh” ate dhe të gjithë sorrosianet e tjere dhe ti flakni nga partia. Koha e pallavrave ka mbaruar!!

  2. SOT PERGJIGJA ESHTE PJO . POR PERGJIGJEN E SAKTE DO TA MARRESH ANDEJ NGA 2052 . SHPRESOJ TE JESH GJALLE O NISHANI

  3. Kapterr Jari dhe ish kamarier qe cuditerisht Berisha te beri Minister Rendi dhe me pas president paske ngrene dhe ti lugen e corbes dhe tashti po vjell.Pse nuk e bere kete pyetje me pare qofte dhe nje dite perpara se Berisha te shpallej Non Grata ne Amerike por pikerisht tani. Ti je nje cope mishi me dy sy qe zoti te ka lene sakat o mosmirenjohes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *