• |
ide | kryesore

Kadilli thumbon Bashën: Kryetari i partisë ose bëhet kryeministër ose dorëhiqet

-Instant, Lajme, Të fundit



Fatbardh Kadilli, i cili është dhe kandidat për kreun e Partisë Demokratike, ka treguar në një konferencë për mediat disa nga pikat ku mbështetet programi i tij për drejtimin e kësaj partie. Para gazetarëve, Kadilli foli për një PD të hapur dhe që sipas tij nuk është peng i kryetarit. Në fjalën e tij Kadilli ka deklaruar se nëse ai merr drejtimin e PD-së, mandati i kryetarit do të marrë fund ditën e zgjedhjeve, pasi ai ose do të bëhet kryeministër, ose do të dorëhiqet.

“T’i japim fund një politike që riprodhon në partinë tonë modelin e shekullit XX. Dua ti kërkoj një ndjesë çdo anëtari të PD pasi koha e shkurtër në dispozicion e bënë të pamundur që unë si kandidat që sfidova qetësinë kënetore të mund të shkel dhe të takojë demokratët. Turi i fitores nuk ka kalendar në 13. Data 13 është fitore brenda PD dhe më pas do të vijojë për të larguar Edi Ramën. Jam betuar për një parti më të madhe se kryetari. Kryetari është udhëheqës për 4 vite, dhe ai është ose kryeministër, ose ikën.” tha Kadilli.



4 Comments

  1. Kush eshte ky Kadilli kandili. E filloj me “une”jam, do te jem, do te bej, do te….. Edhe ky si Rama, jam, do te jem, do te…. Me nje fjale do e ndrise dhe kandili.

  2. Nëse ka një gjë që i shkon Berishës është të lehë si një qen, dhe hamendja ime është se kjo është vetëm një rast tjetër i lehjes së Berishës, por në këtë rast ai nuk do të shpërblehet me një kockë. Nuk jam i sigurt nëse është edhe ligjërisht e mundur që një figurë politike të padisë një qeveri tjetër për shpifje. Por nëse Berisha është mjaft këmbëngulës për të filluar një betejë ligjore me Shtetet e Bashkuara për këtë çështje, them që shanset e tij për të fituar këtë luftë janë të pamundura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *