• |
ide | kryesore

Kandidati i Tom Doshit humb mandatin e deputetit, nuk plotësoi formularin e dekriminalizimit

-Instant, Lajme, Të fundit



Kandidati i dytë në listën e Shkodrës për Partinë Social Demokrate, Gledis Çeliku humbet mandatin e deputetit. Çeliku i cili pasonte Doshin në listë, nuk ka mundur të marrë mandatin, pasi nuk ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit. Kandidati do të zëvendësonte Doshin në Parlament për periudhën vakante maj-shtator, deri në nisjen e legjislaturës së re 2021-2025.

Tashmë mandati i Doshit në Shkodër do ti kalojë në bazë të ligjit kandidatit tjetër në listë, ndërsa kundër vendimit, kandidati ka tre ditë kohë për ankimim në KAS.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *