• |
ide | kryesore

Shehaj shpjegon pse u fut në garë: As sfidë, as tradhti ndaj Bashës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj sqaron arsyet e kandidimit të tij për kreun e partisë më të madhe opozitare në vend.

“Nuk është një çështje që ka të bëjë me ambicien, por me bindjen që unë kam krijuar, që pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku ne humbëm, arrita në konkluzionin se është e pamundur të shkojmë drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme, nëse nuk ndryshojmë. Krijova bindjen se e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është të futem vetë në garë. Dy elementë kanë ndikuar shumë në humbjen e 25 prillit, djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale” – tha Shehaj në Frontline në News 24.

“As sfidë, as tradhti ndaj Bashës, por bindje se nëse PD nuk ka ndryshim, nuk mund të shkojë në pushtet. Në këtë mënyrë, PD e ka të pamundur të mundë Edi Ramën. Nëse nuk ka garë, nuk ka konkurrencë, PD e ka të pamundur të fitojë zgjedhjet e ardhshme. Unë nuk kam asnjë qejfmbetje me kryetarin e PD, thjesht kam një bindje dhe në bazë të saj veproj. Nuk e bëj as për inat, as për tradhti. Jam futur në politikë, sepse mendoj që Shqipëria duhet ndryshuar, i duhet dhënë fund tranzicionit 30-vjecar, dhe për këtë duhet reformuar PD. PO nuk bëmë PD një parti perëndimore, nuk do ta bëjmë dot kurrë Shqipërinë perëndimore” – tha Shehaj.

Ai shtoi se Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas humbjes së 25 prillit dhe të mos kandidonte më për kryetar të PD, duke shtuar më tej se nuk mendon se do të përjashtohet nga grupi apo të ndëshkohet me ndonjë masë tjetër, nëse nuk e fiton garën e 13 qershorit.

“Kjo shihet nga fakti që janë zgjedhur deputetë pa asnjë lidhje me politikën, që janë qartazi pasojë e shit-blerjes së votave. Ka shumë arsye që ne i humbëm zgjedhjet. Ka pasur disa elementë shumë të rëndësishëm që na kanë penalizuar dhe nuk na kanë dhënë mundësinë të jemi mjaftueshëm të besueshëm jo vetëm për elektoratin e djathtë, por edhe për elektoratin gri. Këto elementë, bashkë me blerjen masive, na çuan në humbje.

Liderët kanë privilegjin që të marrin vendime, por përtej vendimeve, ata duhet të mbajnë edhe përgjegjësi. Unë mendoj se rezultati i zgjedhjeve është përgjegjësi e atij që drejton, liderit. Është drejtuesi që mban përgjegjësi për rezultatin në çdo garë. Pikërisht për këtë arsye unë nuk dua të vazhdojmë që kryetarët e PD të vazhdojnë të rrinë kryetar, pavarësisht humbjes.

Prandaj unë do të propozoj, dhe nëse zgjidhem kryetar i PD, nëse humbas zgjedhjet, absolutisht do tërhiqem dhe nuk do të marr pjesë në garë. Mendoj se duhet kufizuar edhe mandati i kryetarit të PD. Nëse duam ta çojmë Shqipërinë drejt perëndimit, ne duhet të sillemi si një parti perëndimore. Kudo në perëndim, kryetari i një partie largohet, nëse humb zgjedhjet.

Kam pasur një raport konstruktiv me Bashën, ndërsa tani nuk kam më, sepse tani po konkurrojmë në një garë. I kemi uruar njëri-tjetrit suksese në garë, por nuk kemi pasur komunikim. Në deklaratat e mia nuk ka pasur asnjë aludim ndaj Bashës, por unë thjesht mendoj si duhet të jetë kryetari i partisë. Unë nuk mendoj që Basha është i korruptuar, por mendoj që PD duhet të jetë e besueshme për qytetarët, sepse këta të fundit votojnë, nëse besojnë.

Ne jemi përballë faktit që kemi humbur zgjedhjet, që do të thotë se diku kemi gabuar. Vendimet janë marrë nga lidershipi, që do të thotë se ai ka gabuar. Duhet bërë një analizë në PD, që të shihet se ku u gabua. Ka disa gabime që janë të qarta, siç ishte djegia e mandateve, mos hyrja në zgjedhje. Gabimet analizohen në PD dhe merren masa që PD të forcohet dhe të bëhet më e besueshme për të fituar zgjedhjet e ardhshme.

Absolutisht që duhet të kishte dhënë dorëheqjen, madje as të mos rikandidonte. Dorëheqja ka kuptim, kur nuk rikandidon më” – tha Shehaj.



6 Comments

  1. Kur ti futesh ne gare kunder dikujt quhet sfide pasi ti po e konkuron prandaj mos e fillo me gafa e para dhe e dyta ske pse shpjegohesh apo justifikohesh pas jetojme ne demokraci ku gjithsecili ka te drejte te konkuroje apo kandidoje. Te uroj suksese dhe shpresoj mos te kesh lidhje me Sorrosin

  2. Bindja ime është se vendimi i qeverisë amerikane i ka dhënë goditjen përfundimtare politike dhe morale, jo vetëm qytetarit dhe politikanit Sali Berisha, por krejt teorisë, praktikës, sjelljes dhe moralit 30 vjeçar berishist. Rrjedhimisht kjo goditje ka rënë edhe mbi gjithë skotën laramane berishiste, ku bëjnë pjesë mbështetësit e tij të palëkundur që nga viti 1990, avokatët e bëmave dhe krimeve të tij në politikë e media, bashkëluftëtarët e tij të paparimtë e vulgarë, dhe mbi ushtrinë e tij të injorantëve të pashërueshëm dhe pasionantëve kokëboshë që i gjen kudo në Shqipëri, sidomos në zonat fshatare të saj.Të mos keshe lidhje me sorosin,si basha të keshe lidhje si salihu njeriu qe e solli ne shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *