• |
ide | kryesore

“Shihemi në kafe”: prapaskenat e takimit të çuditshëm. Brdaric e quan ‘skemë’, Martini ‘strategji’

-Instant, Sport



Luajnë titullin në 90 minutat e fundit. Mund ti kenë ndodhur shumë trajnerëve një situatë e tillë, por askush nuk takon tjetrin përpara ndeshjes. Ndoshta në Shkodër është një traditë, që shkon përtej normalitetit e si shkodran Edi Martini e ka cuar deri në fund, pavarësisht se nga shpjegimi i të dyve nuk kupton asgjë, cfarë kanë synuar në atë kafe.

“Takim me Brdariçin? Po është e vërtetë, ne kemi ndenjur dhe kemi pirë kafe së bashku, por këto janë biseda trajnerësh ku njëri kërkon të dekurajojë tjetrin, është një lojë shahu – shpjegoi tekniku shkodran i Teutës -. Unë e kam thënë më bindje duke qenë se janë dy ekipe, Laçi ka bërë një kampionat mjaft të mirë dhe është pretendent, ndërsa Apolonia pavarësisht se ka treguar që me djem të rinj ka bërë një kampionat të mirë për cilësitë që ka, mendoj se do ta kemi ne më të lehtë”.

Në konferencën për shtyp e njëjta pyetje ka bezidsur edhe Brdaric: “Takimi me Martinin? Ajo e Martinit ishte një skemë që më takoi. E quajnë titullin të fituar. Të shikojmë çfarë do ndodhë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *