• |
ide | kryesore

Vendimi/ Kushtetuesja, pro Ramës apo pro Metës?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Në pak rreshta njoftim mbi konfliktin Rama-Meta për emërimin ose jo të Gent Cakajt si Ministër të Jashtëm, kuptohet se Gjykata Kushtetuese ka zgjedhur të mos përfshihet direkt në përplasjen mes kryeministrit dhe presidentit, që provokoi një krizë institucionale në fillim të 2019.

Cakaj, në atë kohë 28 vjeç, u propozua Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme nga kryeministri Rama, por presidenti Meta refuzoi ta dekretonte. Sipas kreut të shtetit, në këtë post duhej një person me përvojë dhe Cakaj kishte bërë deklarata që ai i konsideroi “të rrezikshme” mbi idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo është deklarata e Gent Cakajt, që e pengoi të bëhej Ministër i Jashtëm i Shqipërisë

Ngërçi institucional zgjati disa javë, deri kur Rama zgjodhi ta merrte vetë postin e Ministrit të Jashtëm, duke lënë Cakajn zv.ministër në të njëjtin institucion. Më pas, Rama iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se Meta shkoi përtej kompetencave të tij.

Por Kushtetuesja njoftoi sot se e ka pushuar çështjen për mosmarrëveshjen e kompetencës, duke lënë pa përgjigje pikëpyetjet se kush pati të drejtë, Rama apo Meta. Për këtë vendim të pushimit të çështjes nuk ka një arsyetim.

Duket se gjykatësit e Kushtetueses kanë arsyetuar se mosmarrëveshja për Cakajn u zgjidh, kur Rama vendosi ta mbajë vetë postin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, kësisoj konflikti nuk ekziston më. Por përtej kësaj, 7 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë preferuar të mos bëjnë një matje të forcave për vendimin, që do të lexohej si kontrolli i Ramës apo i Metës mbi Gjykatën Kushtetuese.

Akuza e Haradinajt: Cakaj punoi fshehtas kundër Kosovës. Reagon ministri shqiptar

Por të mos u shfaqur krejt sterilë, gjykatësit kanë bërë një interpretim të nenit 98 pika 1 e Kushtetutës, si më poshtë, ndërsa paralajmërojnë se arsyetimi i plotë do të publikohet brenda afateve ligjore:

– Në procedurën e emërimit dhe shkarkimit të ministrit, Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi, udhëhiqen nga parimi i luajalitetit kushtetues dhe atij të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

– Kompetenca për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet tre organeve të mësipërme.

– Procesi i emërimit të ministrit duhet të garantoje përmbushjen e kritereve dhe cilësive kushtetuese për këtë funksion.

– Vlerësimi dhe verifikimi i kandidatit për ministër, bëhet nga të tre organet e përfshira në proces, secili sipas rolit dhe kompetencave të tij kushtetuese, brenda afateve kushtetuese, në përputhje me arsyetimin e këtij vendimi.

©Lapsi.al

 



11 Comments

  1. PD do dalë e përçarë, copë copë, se Basha për momentin nuk ka konkurrencë brenda PD, por Basha do jetë shkatërrimtari i PD me të njëjtat përmasa si Isa Mustrafa shkatërroi LDK dhe fundosi përfundimisht, PD do shkojë akoma më poshtë dhe kur të vij një lider i ri politik do jetë tepër vonë. Berisha është lojtar brenda për brenda dhe askush nuk vjen brenda partisë nëse nuk ka dëgjueshmëri brenda PD”, përfundoi Zeka

  2. Gjithmonë në dilemë ju të lapsit.Fitoi kushtetuta mbi të gjitha.Dhe Meta si president në mbrojteje të saj.Nuk është luftë Rama Meta por perplasje ligji me antiligjin.Kush e shkel kush e respekton dhe zbaton.

  3. Bindja ime është se vendimi i qeverisë amerikane i ka dhënë goditjen përfundimtare politike dhe morale, jo vetëm qytetarit dhe politikanit Sali Berisha, por krejt teorisë, praktikës, sjelljes dhe moralit 30 vjeçar berishist. Rrjedhimisht kjo goditje ka rënë edhe mbi gjithë skotën laramane berishiste, ku bëjnë pjesë mbështetësit e tij të palëkundur që nga viti 1990, avokatët e bëmave dhe krimeve të tij në politikë e media, bashkëluftëtarët e tij të paparimtë e vulgarë, dhe mbi ushtrinë e tij të injorantëve të pashërueshëm dhe pasionantëve kokëboshë që i gjen kudo në Shqipëri, sidomos në zonat fshatare të saj.

  4. Basha nuk i ka qejf përballjet dhe nuk pati një argument të qenësishëm për ta rrëzuar kërkesën.

    Kjo kërkesë u bë dhe nga Zonja Harxhi. Njësoj si Basha i kërkonte Ramës një debat përpara zgjedhjeve.

    Ky është paradoksi,byrektoret e pd hane mut salihu te vaksinuar ne mengjes,ha mut ha o shpellkar byrektor

  5. Ik mashtrues. Shite zgjedhjet 50 milion euro. Kunati jot merr tendera nga Erion Veliaj. Ti merr 300 mijë euro për të futur deputet në listë të sigurtë. Ti je i vetmi që bën lekë në opozitë.

    Ti i le demokratët rrugëve, pa punë, pa bukë. Ti i shite demokratët për interesat e familjes tënde.

    Ti ke ardhur për të shkatërruar PD-në. Ti nuk bëhesh kurrë kryeministër. Ti je një plehrë, je mashtrues i lindur. Ty nuk të beson asnjë demokrat. Ik zhduku sa më parë”, thuhet në koment.

  6. Pasditën e 26 majit, me këmbënguljen e Kastriot Islamit, në selinë e Aleancës Demokratike të Neritan Cekës në hyrje të rrugës “Myslym Shyri” u mblodhën drejtuesit e opozitës dhe vendosën tërheqjen nga zgjedhjet.

    Pjesa tjetër nuk pati histori. Në Cërrik dhe Kuçovë rezultatati kapërceu të gjitha limitet duke arritur në 120 përqind për kandidatin e PD. Fletët e votimit të kandidates së PD Roza Pati, të përgatitura në kuti më parë, në vend që të shkonin në Lezhë u ngatërruan me të kandidatit tjetër Ylli Vejsiu në Allias në Tiranë. Kutia e Alliasit shkoi në Lezhë me emrin e Vejsiut, ndërsa e Lezhës në Tiranë me emrin e Patit. Masakra nuk u ndal, situata doli jashtë kontrollit

  7. Po ci keni keto komente pa lidhje a e lexoni titullin e shkrimit behet fjale pe vendimin e Gj K o popull E mbyllen gjoja humbi ram mavria cna gjeti iku nje ceshtje me fitore e presidentit po cjane keto pallavra qe ndodhin shikoni zgjedhjet lokale qe u bene me nje kandidat vete votuan vete vulosen e firmosen eprap ben gabime te shohim cdo bej Gj K me kete vendim kush do fitoj apo e ka radhen rama kete here jemi ne pritje

  8. Mesa duket bashkë me “veprat” e Enverit, që mban yt atë në shtëpi, paske edhe ndonjë koleksion të gazetës “Zëri i popullit” të vitit 1996, nga ku e ke shkëputur këtë daci baon që e ke postuar si “koment”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *