• |
ide | kryesore

Vetëvendosje padit në Kolegjin Zgjedhor zgjedhjet në Gjirokastër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lëvizja Vetëvendosje dega në Shqipëri ka njoftuar se ka dorëzuar në Kolegjin Zgjedhor një padi ndaj vendimit të KAS për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Qarkun Gjirokastër.

“Kreshnik Merxhani në cilësinë kandidatit nga zgjedhësit në Qarkun e Gjirokastrës në zgjedhjet e 25 prillit, dorëzoi në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor padinë për të kundërshtuar vendimin e KAS.

Ky vendim rrëzonte ankesën tonë mbështetur mbi faktet e parregullsive dhe manipulimit të procesit zgjedhor si dhe një sërë veprash penale të konstatuara, për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në këtë qark dhe përsëritjen e tyre.

Seanca në Kolegjin Zgjedhor për padinë e Kreshnik Merxhanit do të mbahet ditën e hënë, më 31 maj 2021, ora 10:00. Përpjekjet tona për të bërë publik dhe denoncuar çdo krim elektoral nuk do të ndalen dhe së bashku me to edhe kërkesa për ndëshkimin e fajtorëve dhe vendosjen e drejtësisë” – thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Më herët KAS i rrëzoi pretendimet e Vetëvendosjes për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në Gjirokastër edhe pse kjo forcë paraqiti një sërë provash për një rezultat të deformuar. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Sa do desha te ishit parti e madhe per te qene opozita e re. Vetem ju po denonconi zgjedhjet kurse PD flet per regjim dhe ne te njejten kohe flet per zgjedhje te lira e demokratike. A thua se mundet regjimi me zgjedhje te lira e demokratike. Shpresoj te beheni parti e madhe heret a vone se me PD ne opozite diktatura i ka dyert e hapura per t’u kthyer.

  2. ata qe perdhunuan 15 vjecaren jane psikopeter
    keta tek topi e ngaterrojne me mentalitin maskilist apo jo

  3. fshati i di te gjitha i thuaj asaj zyshes injorante tek topi “open”

    ku merr zysha vesh nga fshati zyshe injorante

  4. Bindja ime është se vendimi i qeverisë amerikane i ka dhënë goditjen përfundimtare politike dhe morale, jo vetëm qytetarit dhe politikanit Sali Berisha, por krejt teorisë, praktikës, sjelljes dhe moralit 30 vjeçar berishist. Rrjedhimisht kjo goditje ka rënë edhe mbi gjithë skotën laramane berishiste, ku bëjnë pjesë mbështetësit e tij të palëkundur që nga viti 1990, avokatët e bëmave dhe krimeve të tij në politikë e media, bashkëluftëtarët e tij të paparimtë e vulgarë, dhe mbi ushtrinë e tij të injorantëve të pashërueshëm dhe pasionantëve kokëboshë që i gjen kudo në Shqipëri, sidomos në zonat fshatare të saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *