• |
ide | kryesore

33 milionë lekë dëm vetëm në një kompani përmes krimit kibernetik, arrestohen 2 të rinj

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar dhe pesë të tjerë janë proceduar personalisht, për vjedhje dhe përdorim të të dhënave bankare, njoftoi Policia e Shtetit. Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka kryer hetime nga të cilat ka rezultuar se një shtetas, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, kanë përdorur të dhëna kartash bankare të cilat dyshohet se janë vjedhur nga shtetas të ndryshëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim për të përfituar financiarisht duke blerë pajisje të telefonisë së lëvizshme.

Nga materialet e deritanishme ka rezultuar se vetëm në një kompani këta shtetas kanë kryer një dëm prej rreth 33.000.000 lekësh, ndërkohë dyshimet janë se dëme të konsiderueshme kanë dhe kompani të tjera të cilat shesin produkte në rrjet (online) dhe për këtë fakt hetimet janë në vazhdim. Në pranga kanë përfunduar Q.T., 21 vjeç, dhe I.B., 18 vjeç, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *