• |
ide | kryesore

Berisha non grata/ Yuri Kim ulet këmbëkryq në sofrën në Tropojë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas shpalljes së Sali Berishës non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasadorja Yuri Kim është shfaqur në Tropojë, ulur këmbëkryq dhe me një gotë raki para. Në një foto në Instagram, Kim ka thurur lavde për bukuritë e veriut të Shqipërisë, ndërsa falenderon qytetarët atje për mikpritjen e ngrohtë.

“Është e vërtetë ajo që thonë ata për veriun: malet janë madhështore, por njerëzit janë vërtetë fisnikë. Kam vizituar me studentët Bajram Currin të cilët po marrin pjesë në “English Empoëers All Tropojans”, organizuar nga Shoqata Alpin.
Piva raki me Catherine Boehn dhe miqtë e tjerë të cilët po promovojnë turizmin miqësor me mjedisin në vendet malore të Shqipërisë. E mbylla vizitën time me një performancë nga Ansambli Dardania, që kërceu me një pasion të paharrueshëm. Faleminderit qytetarëve të Bajram Currit për pritjen tuaj të ngrohtë në udhëtimin tim të parë, përfundimisht nuk do të jetë i fundit. Shihemi së shpejti”, shkruan ambasadorja.

Shpalljen non grata të Sali Berishës, një pjesë e opozitarëve e shpjegojnë me ndikimin e Soros tek diplomatët. Edhe Berisha në reagimin e tij ka thënë se në asnjë rast nuk ka pranuar se një diplomat i huaj të sillet si guvernator i Shqipërisë.



7 Comments

  1. Edhe Enveri keshtu ulej këmbëkryq me popullin, ngjajne si në sjellje si në pije…. Ngreje edhe nje dolli edhe për mua.

  2. Nuk eshte cupelina e pare e Sorosit qe shkon ne Tropoje. Ne 2005 kane qene cupelinat e MJAFTIt. Turp te kesh qe kopjon .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *