• |
ide | kryesore

Bypass i Vlorës hapet më 15 korrik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se “bypass-i i Vlorës do të hapet më 15 korrik në mënyrë provizore, duke i shërbyer sezonit turistik për të lehtësuar trafikun e rënduar që krijohet nga Radhima deri tek Kalaja në Vlorë”.

“Ne i kemi kërkuar ARRSH-së për ta hapur këtë vepër në mënyrë provizore siç kemi bërë edhe për bypass-in e Fierit gjatë periudhës së sezonit. Edhe pikat që do të marrin zgjidhje në muajt në vijim do të jenë të aksesueshme përmes bypass-eve të vogla apo zgjidhjeve të tjera teknike duke pasur synim numër një sigurinë rrugore”, u shpreh ministrja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *