• |
ide | kryesore

Diskriminimi me vaksinat/ Të përzgjedhurit marrin Pfizer, për popullin dozat kineze

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Vaksinat e para kundër Covid, mbi 900 doza Pfizer, u futën në mënyrë misterioze në Shqipëri në janar të këtij viti. Origjina u mbajt sekret. Kryeministri Rama i quajti dhuratë nga një vend mik, të cilin ai do të zbulonte më vonë. Debatin që krijoi mungesa e transparencës, Rama e shuajti duke u zhveshur i pari për t’u shpuar në krah.

Vendimi i kryeministrit për të qenë i pari që merrte mbrojtjen nga virusi, nuk u perceptua si privilegj. Ai erdhi natyrshëm, si një zgjedhje që Rama e bëri për të zbehur dyshimet që krijoi gjetja misterioze e vaksinave. Megjithatë, është fakt që Rama ishte i pari që përfitoi dozën e Pfizer në vend, megjithëse njerëz më të moshuar se ai patën nevojë me imediate. Në vend, pati një konsensus të gjerë që mjekët, që trajtonin të sëmurët me Covid të ishin përfituesit e parë. Disa prej tyre kishin humbur jetën. Të tjerë ishin infektuar. Pajisjet mbrojtëse ishin të pakta.

Gjithsesi vaksinimi pati një devijim që në nisje të tij. Disa të moshuar, të konsideruar “personalitete” nga qeveria u përzgjodhën, që ta merrnin vaksinën bashkë me mjekët. Emra si ish presidenti Alfred Moisiu, aktorët Margarita Xhepa, Dhimitër dhe Roza Anagnosti, Pirro Milkani apo Tinka Kurti u përzgjodhën nga qeveria për privilegjin e mbrojtjes nga Covid që në dozat e para. Përzgjedhja diskriminonte qindra mijëra të moshuar të tjerë, që ishin po aq të rrezikuar nga virusi vdekjeprurës. Por kryeministri Rama vendosi që të tjerët duhet të prisnin, pavarësisht se ishin në moshë më të madhe se “të përzgjedhurit” apo më të rrezikuar, për shkak të sëmundjeve bashkëshoqëruese.

“Përzgjedhja” ishte kriminale në koncept, sepse vendoste kush meritonte të mbrohej nga vdekja dhe kush jo në një kohë kur virusi bënte kërdinë. Vende në spitale kishte pak. Kryeministri Rama e shpjegoi në këtë formë përzgjedhjen që u bë. “Janë 20 e pak persona që i kanë dhënë kaq shumë vendit dhe shoqërisë. Nuk duhet të presim që të ndahen nga jeta për tu mbajtur fjalimet, për tu treguar kujtimet dhe për tu dhënë dhe dekoratat madje sikurse është bërë një trend qesharak në Presidencën e Republikës por të bëjmë atë që mund të bëjmë sot për sot” tha Rama.

Disa muaj më vonë, disa prej këtyre personaliteteve u shfaqën në spotet elektorale të Partisë Socialistë përgjatë fushatë së 25 Prillit.
Por Lapsi.al ka zbuluar se “përzgjedhja” e atyre që do të vaksinohen vazhdon ende sot. Në heshtje, qeveria ka bërë një ndarje në procesin e vaksinimit. Një shtresë sërish “e përzgjedhur” merr vaksinën më të mirë të prodhuar nga kompania Biontech/Pfizer. Një shtresë tjetër, që është shumica e popullit merr vaksinën me më pak efektivitet, atë kineze, ose atë mbi të cilën ka dyshime për efekte anësore të konsiderueshme, Astra Zeneka.

Kushdo që është vaksinuar këto muaj në çadrat e ngritura në qendër të qyteteve ka pasur mundësi të zgjedhë mes vaksinave kineze dhe më vonë mes Astra Zeneca, ndërsa një pjesë më e vogël, me vaksinat ruse, Sputnik V.

Po kush është vaksinuar me dozat e Pfizer?

Lapsi.al ka mësuar se Pfizer është përdorur sërish për një shtresë njerëzish, që qeveria i konsideron më të privilegjuar. Janë ata që për hir të pozicionit që kanë në shoqëri, iu është dhënë mundësia të përfitojnë nga kontaktet me drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë.
Lapsi.al mësoi se deputetët dhe administrate e kuvendit është vaksinuar me Pfizer, ndërkohë që këto doza nuk janë të disponueshme për qytetarët e moshuar, të cilët marrin vaksinat kineze apo të tjerë me Astra Zeneca. Pak kohë më parë, infermierët e dërguar nga Ministria e Shëndetësisë zbarkuan në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit dhe kanë vaksinuar deputetët dhe administratën e parlamentit. Njësoj është vepruar edhe me ministrat e qeverisë, apo me zv.ministrat, drejtorë të niveleve të larta, biznesmenë etj.
Janë njerëz afër qeverisë, apo ata që kanë mundur të gjejnë një kontakt me pushtetarët që kanë marrë një dozë Pfizer, të cilat nuk janë në dispozicion për të moshuarit e thjeshtë.

Abuzimi është i dyfishtë. Shpura e qeveritarëve dhe qindra drejtorë të lartë të administratëes apo mijëra njerëz afër mazhorancës, jo vetëm janë përzgjedhur duke u vaksinuar me Pfizer, por për këta është shpërfillur radha e moshës. Në këtë peridhë në sheshin Skënderbej vaksinohen vetëm të moshuarit mbi 60 vjeç dhe personat që punojnë në shërbime të caktuara, si për shëmbull, policë, gazetarë, në shërbimin e transporteve, hoteleri-turizëm etj.

Javët e fundit, diskriminimi me vaksinat është kthyer në një fenomen aq banal, sa mjafton një kontakt me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun apo me ndonjë nga vartëset e saj dhe kushdo mund të përfitojë një dozë Pfizer. Përndryshe, zgjedhjet janë vetëm me dozat kineze apo Astra Zeneka.

Interesante ishte shfaqja e Erion Veliajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mes të muajit Maj. Veliaj u shfaq në një foto me ish ambasadorin Arvizu shoqëruar me mesazhin, ku shkruante se kjo ishte dita e parë kur mund të dilje pa maskë në publik. Në fakt, dita e parë pa maskë në publik mund të dilte vetëm një person që kishte marrë të dyja dozat e vaksinës dhe Veliaj është kategorikisht i përjashtuar nga shtresat që përfitojnë nga vaksinat. Në fakt, drejtuesit e Bashkisë e kanë marrë tashmë dozën e Pfizer, njësoj si pushtetarët e tjerë të lartë.

Pse Pfizer?

Dozat e Pfizer janë aktualisht ato që garantojnë mbrojtjen më të madhe nga Covid-19. Produkti i Pfizer/Biontech arrin të nxisë një reagim më të fortë të organizmit kundër Covid-19 dhe efektet anësore janë të papërfillshme.
Një tjetër arsye përse Pfizer është më i preferuar se vaksina kineze është se ka marrë aprovimin nga EMA dhe i jep mundësinë të vaksinuarit të lëvizë lirisht në Bashkimin Europian.

Njësoj e aprovuar është edhe Astra Zeneka, por efektet anësore të kësaj vaksine, kanë qenë objekt i dyshimeve të mjekëve në shumë vende të Europës. Ndërkohë, efektet e vaksinës kineze janë në limitet e standartit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Për këto arsye, dozat e Pfizer po përdoren vetëm për një kategori të përzgjedhur në vend dhe çdo i moshuar që paraqitet për t’u vaksinuar ka vetëm një zgjedhje, atë kineze.©Lapsi.al



14 Comments

  1. E provuan kalemxhinjte me foto nga morgu, me dyshimet per prejardhjen e vaksines……
    E provuan duke na thone qe Izraeli ka vaksini kaq e Serbija ka vaksinu aq…..
    E provuan duke thone qe Basha do sjelli edhe ai vaksina….
    E provuan duke thone qe nje grua nga Kucova vdiq nga vaksina…
    Mgjse pa shkolle, I shane e slane gje pa thone per keshillin e pandenimise… palaco e argate te Rames

    Tani bohen merak per popullin.

    Saliu kur u semur mori Remdesivir, po lapsi nuk u lodh me pyet ku e gjeti nderkohe qe njerezit vdisnin spitaleve. Perkundrazi, kur spitali hapi konkurs per blerje 300 dozash Remdesivir, lapsi i hudh pupthi tuj bertit korrupsion.

    Hani mut edhe kater vjet se pago Luli.

    1. @ i paemër 20:24

      Problemi o mjeran është se fotot e morgut ishin të vërteta, mijra të vdekur më shumë se mesatarja vjetore dhe të paraportuar është fakt i vërtetë, kosto e larta të mjekimit në shtëpi i ka provuar një pjesë e madhe, abuzimin me vaksinat dhe mungesa e transparencës është ende fakt i ditës, abuzimet me tenderat nga Ministria e Shëndetësisë janë të vërteta, vendimet absurde të komitetit të kllouneve dhe shumë e shumë bëma të tjera në keqmenaxhimin e pandemisë.

      Por ty o mjeran të intereson karrigia e Ramës dhe e Lulit, e ke kaluar trurin në stad vegjetativ si shumë të tjerë..

  2. per 20:24, e provoi Health Data. Ripjellesit u radhitet te katertit ne listen e mashtruesve Boterore te qeverisjes se pandemis duke raportuar 6 here me pak vdekje se realiteti.

  3. Me mire vaksina kineze qe eshte prodhuar me metode tradicionale sesa vaksina Bill Gates me mRNA. Do tja shifni hajrin vaksinave mos u merzisni

    1. Ke shume te drejte, plus qe vaksina pfizzer do temperatura shume te ulta deri ne -70 grade per tu ruajtur.Ku i disponojme ne pajisje te tilla. Ku ta dime qe ne vendet qe jane efktive,pse i bejne nje reklame kaq te madhe se sipas studimeve te disa universiteteve prestigjoze vaksi pfizzer shkakton 30 here me shume trompoza se vaksina astrazeneca.
      Gjithe divergjencat per vaksinat e tjera qe nuk i ka miratuar EMA jane ceshtje gjeopolitike dhe lufte tregtare pasi jane vaksina qe nuk jane miratuar jane vaksina me kosto te lira dhe qarqet farmaceutike nxjerrin lajme te tilla.
      E rendesishme eshte qe te marrim nje vaksine, per vete nuk kam asnje lloj preference .
      Ne Shqiperi tani qe u vendos qe mjeku i famijes vendos per llojin e vaksines eshte bere ceshtje biznesi.
      Kush i jep mjekut te familjes 2000-3000 leke te reja ai pavaresisht se te ka ardhur radha te jep te drejten per tu vaksinuar dhe vaksina qe do besh eshte pfizzer. Kete e kam me fakte jo thashetheme.

  4. Rama më i votuari dhe PS më e votuara pa asnjë diskutim”/ Ish-ministri i LSI: Opozita dështoi kundër qeverisë

  5. Moralisht shkrimi ka gjithe te drejten e Zotit, problem mbetet padjeshmeria primitive e shumices se popullit. Historikisht kane qene indiferent per fatkeqesite e te tjereve plus injoranca sociale.

  6. PD ka dalë nga struktura dhe fryma që duhet të përçojë. Basha impotent politik për ta bërë PD forcë të konkurueshme.

    Partia Demokratike ka nevojë për ndryshim. Basha sillet më keq me median se Rama, është një mistrec politik.

  7. Shkrim i goditur por populli eshte injerant vdiq njeriu i pare ne bote qe u vaksinua te presim cdo ndodh e kane dalngadale vdekjen disa tek disa te tjere menjehere varet nga vaksina qe u dha ed mavria po shpresojm te iki paria njeher

  8. Bëhet fjalë për një episod shumë domethënës me Sali Berishën, në zyrën e tij kur ishte President, në tetor të vitit 1996, vetëm pak muaj pas zgjedhjeve të dhunuara të majit të atij viti.

    Berisha i kërkoi ndihmë gazetarit të shquar amerikan për t’i rritur kredencialet në Shtëpinë e Bardhë, pasi kishte kuptuar se pas zgjedhjeve të 26 majit ai ishte bërë i papëlqyer jo vetëm nga amerikanët por edhe nga gjithë ndërkombëtarët.

    Këtë Piteri e konsideroi një mision të pamundur, Berisha ka shqiptuar përpara tij atë frazën e tmerrshme në frëngjisht që i atribuohet Luigjit të 14-të: Epo atëherë, “après moi, le déluge” (Pas meje u bëftë qameti).

  9. Eshte e tmerrshme te shikosh komentet. Ka komentues aq idiote, sa edhe shendetin e tyre dhe te familjareve te tyre e lidhin me politiken. Ketu po diskutohet nese ka disa te privilegjuar qe marrin vaksina dhe te tjere qe marrin “uje te distiluar”, ndersa personazhet e ketyre komenteve merren me politike. Qe Shqiperia aktualisht ka arritur imunitetin e tufes, kjo shihet nga shifrat qe serviren cdo dite. Dhe qe Shqiperia te kete arritur imunitetin e tufes i bie qe mbi 70% e popullsise (ose mbi 2 milione njerez) te kene kaluar covidin nderkohe qe shifrat zyrtare jane krejt te tjera. Pra diku genjejne, ose ne shifrat e personave qe e kane kaluar apo kane nderruar jete, ose ne shifrat ditore aktuale. Problemi kryesor eshte a do jene te mbrojtur njerezit, ose e thene ndryshe a do i mbroje ky imunitet i krijuar nga mutacionet e virusit ne vjeshte? Cilat nga vaksinat jane me efikase ndaj mutacioneve te ardhshme? A ka ndonje vlere vaksina kineze per mbrojtjen nga virusi ne te ardhmen? Jo per gje, por duke e menduar veten te mbrojtur, shume njerez nuk do te ruhen dhe nese nuk kane mbrojtje (imunitet), numri i personave qe do nderrojne jete do jete shume here me i madh. Ketu duhet te orientohen politikat shendetesore te vendit.
    P.S. I paemri i ores 11:38, meqe e ka kaq problem punen e Berishes ne 1996, pra para nje cerek shekulli, duhet te mesoje dicka. Louis XIV ha dit: Apres Nous, le deleuge.
    Mbreterit kane folur gjithmone ne veten e pare shumes dhe asnjehere ne njejes dhe kjo quhet “plurale majestatis”. Frazen ne njejes, e ka kopjuar gabim nga ndonje injorant si puna e tij dhe do qe te duket i zgjuar duke perdorur fraza te marra hua nga njerez te pashkolle qe fiojne sufllaqen ditore duke mashtruar te tjeret

  10. Merkeli si “injorante” qe eshte morri Astra Zeneka dhe kur i erdhi rradha per moshen e saj. Pyes injorantet patronazhist : Nuk kishte mik per Fajzerin dhe ta bente jashte rradhe si ky k/min. yne , Kancelaria ?
    PS.
    Kur mendja eshte e varfer ,gjuha nuk di se c’fare flet.

  11. I njëjti drejtues në zgjedhjet e brendshme partiake më 2017 pati deklaruar se PD kishte 103,952 në Regjistër, pra më shumë se 28 mijë anëtarë sesa deklarimi i tanishëm“, konstaton ISP.

    Por, si ka mundësi që PD të reduktohet në anëtarësi, në kohën kur kjo parti ka pësuar rritje të konsiderueshme në këto zgjedhje? Si ka mundësi që nga kjo parti të avullojnë 28 mijë anëtarë për katër vjet, ndërkohë që Lulzim Basha bërtet çdo ditë që PD është rritur dhe se ka marrë një rezultat të mirë në zgjedhje

  12. O bo bo sai tmershem paska qene ky virusi!
    Shqiperia me shendetesi imekzistente, me mjeke hajdute me cizme dhe te kryesuar nga Komiteti i Palacove politike me kryespecialist Pallen e psshkolle, ja doli te shpetoje prej tij pa bere pothusjse asgje, per te mos thene qe beri gabime trashanike.
    Ta gezoni shtetrrethimin si ne nje vend te pushtuar dhe mohimin me ligj te te drejtave themelore.
    Tani diskutoni per llojin e vaksines.
    Mund te diskutoni edhe ndryshe, p. sh. eshte me mire te vdesesh ne litar, me pushkatim apo me karrike elektrike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *