• |
ide | kryesore

Doli nga laboratori apo erdhi nga kafshët/ Biden ultimatum ekspertëve për origjinën e covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se komuniteti amerikan i zbulimit është i ndarë lidhur me origjinën e koronavirusit, rreth asaj nëse virusi vjen nga kontakti njerëzor me një kafshë të infektuar apo nëse ai ishte pasojë e një aksidenti laboratorik.


Zoti Biden tha në një deklaratë se ai ka bërë thirrje për hetime të mëtejshme mbi origjinën e pandemisë.


Presidenti tha se zbulimi amerikan po shqyrton dy skenarë të ndryshëm dhe se asnjë nga konkluzionet e deritanishme nuk gëzon mbështetje të fortë dhe ata janë të ndarë në supozimet mbi ngjarjet që sollën përhapjen e virusit.

“I kam kërkuar komunitetit të zbulimit që të dyfishojë përpjekjet për të mbledhur dhe analizuar informacione që mund të na sjellin më pranë një përfundimi dhe të më raportojnë mbi këtë çështje brenda 90 ditësh”, tha Presidenti Biden.

“Si pjesë e këtij raporti, kam kërkuar hetime të mëtejshme, duke përfshirë pyetje specifike për Kinën”, tha Presidenti Biden.

Administrata amerikane po i përgjigjet shqetësimeve të brendshme dhe ndërkombëtare për origjinën e koronavirusit si dhe për t’i bërë presion Kinës për të qenë transparente në lidhje me shpërthimin.

Republikanët, përfshirë ish-presidentin amerikan, Donald Trump, kanë promovuar teorinë se virusi doli nga një aksident laboratorik.

Biden zbuloi se dy nga 18 agjencitë e inteligjencës anojnë më shumë nga origjina në kafshë e koronavirusit dhe “një anon më shumë” në teorinë e laboratorit.

Secila nga këto agjenci ka “besim të ulët ose të moderuar” në këto teori, sipas Biden.

Presidenti udhëzoi laboratorët kombëtarë të SHBA për të ndihmuar hetimin dhe i bëri thirrje Kinës që të bashkëpunojë me hetime ndërkombëtare për origjinën e pandemisë. 

3 Comments

  1. Race bastardesh. akoma vazhdojn.perverse te mjere.Po helbete cmund te jesh tjeter kur je mercenar i kryefajdexhinjve global qe nuk ngopen me gjak.o mortje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu