• |
ide | kryesore

“E dija në Laç që kishim dalë kampionë”: presidenti i Teutës Hasanbelliu i lejon veten një batutë më shumë

-Instant, Sport



Një titull për Teutën, kampion. Presidenti Hasanbelliu nuk e fsheh ekzaltimin për një arritje madhështorë pas 27 vjet pritje. E megjithatë e nis Fair Play, duke respektuar kundërshtarin: “Vllaznia ka bërë një sezon shumë të bukur. Për mua është ata e kanë fituar moralisht një trofe. Kanë zhvilluar një kampionat që askush nuk e priste. Dua të falënderoj shumë shkodranët edhe tifozerinë e Vllaznisë. Titullin e fituar ia dedikoj të gjithë durrsakëve, tifozëve, gazetarëve dhe mbarë opinionit publik durrsak”.

Numri 1 i klubit durrësak më pas është lëshuar në eufori, duke bërë edhe një batirë, që ndokujt mund të mos i pëlqejë: “Pas shumë viteve ia dola të sjell një titull kampion. Është diçka e veçantë. Në ndeshjen e kaluar me Laçin u gëzova shumë, ishte emocionuese. Unë e dija se kishim dalë kampionë. E dija se ishim 4 gola para Vllaznisë dhe jo 1 para. Më vonë u pendova që e bëra atë festë”, tha Hasanbelliu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *