• |
ide | kryesore

E fundit/ Punonjësi i Ujësjellësit të Delvinës gjendet i pajetë në vendin e punës

-Instant, Lajme, Të fundit



Një punonjës i Ujësjellësit të Delvinës është gjetur i pajetë në mjediset e punës. Policia njofton se viktima është shtetasi Luan Mushi, 50 vjeç. Punonjësi është gjetur mëngjesin e sotëm pranë depos së ujit në Bamatat në bashkinë Delvinë.

Sipas informacioneve të para, Mushi kishte shkuar te depoja e ujit për të hapur ujin në orarin e përcaktuar. Ka qenë vonesa e kthimit të tij në shtëpi që shkaktoi shqetësimin e familjarëve, të cilët kanë shkuar për ta kërkuar dhe e kanë gjetur të pajetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *