• |
ide | kryesore

Filmat e komunizmit në bienalen e Venecias / Polemika për pavionin shqiptar

Arkiva, Kryesore



Shqipëria përfaqësohet këtë vit në Bienalen e Venecias me një pavion që evokon temën e fqinjësisë së mirë, duke marë për bazë ilustrimin e saj me filmat e Konostudios “Shqipëria e re” që evokojnë mardhëniet e mira mes komshijve në kohën e komunizmit.

Puna e katër arkitekteve Fiona Mali, Irola Andoni, Malvina Ferra dhe Rudina Breçani është ngritja e një apartamenti në muret e të cilit projektohen imazhe nga rreth 12 filma të kohës së diktaturës ku vendin më kryesor e zë “Në shtëpinë tonë” me regji të Dhimitër Anagnostit.

“Titulli është në ‘Shtëpinë tonë mbi fqinjësinë dhe bashkëjetesën’ dhe lidhet drejtpërdrejtë me përgjigjen që ne i japim pyetjes së shtruar nga kuratori Harkim Sarkis që është: Si do të jetojmë së bashku?”, tregoi Fiona Mali,  për Euronews Albania. “Përgjigjja jonë ka qenë e drejtpërdrejtë: Njih fqinjin tënd dhe prandaj ne trajtojmë fqinjësinë dhe mënyrën sesi ne kemi jetuar së bashku, për të kuptuar si mund t’i rikthehemi jetës sonë të bashku në këtë epokë të re”, tha ajo më tej.

Projekti që do të përfaqësojë vendin tonë mes 61 shteteve të tjera në bienale ka vulën e shtetit shqiptar pasi ai financohet dhe miratohet nga ministria e Kulturës. Po të shohësh në faqen e këtij institucioni aty thuhet: “Ky projekt u përzgjodh nëpërmjet një thirrjeje të hapur për projekt-propozime (26 gusht – 20 tetor 2019), shpallur nga Ministria e Kulturës në rolin e komisionerit të pavijonit të Shqipërisë, në vijim të dy fazave të procesit selektiv, nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga: z. Armand Vokshi, z. Simon Battisti, Znj. Arta Dollani, Z. Driant Zeneli and Z. Stefano Boeri.
Anëtarët e jurisë arritën në përfundimin se ky është projekti më i mirë dhe ekipi më bindës për realizimin e sukseshëm të pavijonit shqiptar në Bienalen e Arkitekturës 2020, i cili përmbush kriteret e paraqitura në thirrjen e hapur” (lexoje të plotë këtu).
 
 Por pikërisht këto dy elementë, mbështetja tek kinematografia e kohës së diktaturës dhe mbështetja e këtij projekti nga qeveria shqiptare kanë nxitur polemikat e studiuesve dhe aktivistëve të zbardhjes së krieve të diktaturës. “Natyrisht nuk mungonte fqinjësia e mirë as dje dhe as sot, por ta analizosh dallimet mes kohërave lypset thellim në rrafsh sociologjik, antropologjik, historik, etj. Ama, një gjë është e sigurt: Skenat idilike të një filmi propagandistik nuk rrëfejnë dot kurrsesi atë realitet të hidhur gjatë diktaturës, ku edhe “muret kishin vesh”, ku fqinji të denonconte, ku këshilli i lagjes të demaskonte dhe të priste “biletën” për burg a internim, dhe ku “patronazhistët” e caktuar nga partia vigjilonin edhe brenda anëtarëve të familjes” ka shkruar Jonila Godole Drejtore,  e Institutit për Demokraci, Media & Kulturë (lexoje ketu). Edhe studiuesi Kastriot Dervishi i cili ka hedhur në Facebook një skenë kult nga filmi “Në shtëpinë tonë” ku një polic me uniformë i thotë një nëne: “Në vendin tonë nuk rrëmbehen fëmijët si në Itali”, ka shkruar: “Filmi “Në shtëpinë tonë, që përfaqësoi Shqipërinë në bienalen e Venecias, me siguri i ka mrekulluar italianët me këtë shprehjen e “rrëmbimit të fëmijëve” atje. Se ne ia kishim kaluar Italisë për mirëqenie dhe siguri. Te ne fëmijët përfundonin në kampe internimi”.
Në fakt, evokimi i dhe përdorimi pa filtra i kinematografisë soc realiste në ditët e sotme ka qenë gjithmonë një temë e nxehtë debati. Shkrimtari antikomunist Agron Tufa, i shkruajti katër vite më parë kuvendit një letër ku propozonte transmetimin e tyre me një pullë ku të shënohej fjala “kujdes” .
“Dokumentarët dhe një pjesë e filmave artistikë të periudhës së Komunizmit, duke risjellë sot propagandën e një diktature totalitare cënon dhe diskriminon pikërisht një pjesë të vuajtur të shoqërisë sonë, e cila sipas statistikave përbën rreth 30% të popullsisë së Republikës. Me këto materiale filmike që “bombardojnë” ekranet e televizioneve tona cënohet të gjitha pikat e nenit 3 të Kushtetutës (dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve…”), të cilat, po sipas këtij neni, Kushtetuta ia ngarkon shtetit që ” t’i respektojë dhe t’i mbrojë” shkruante Tufa.
Pikërisht evokimi i kësja kinematografie në bieanalen e Venecias dhe mbështetja e saj nga qeveria shqiptare i ka rindezur sërish polemikat rreth punës në ‘Shtëpinë tonë mbi fqinjësinë dhe bashkëjetesën’ të katër arkitekteve Fiona Mali, Irola Andoni, Malvina Ferra dhe Rudina Breçani.
©Lapsi.al



12 Comments

  1. Nga te katerta arkitektet qe kane fituar me kete projekt, vetem Rudina do kishte mundesi te kishte te njejtin emer ne kohe te komunizmit. Per tre te tjerat, prinderit e tyre s’do kishin mundesi te zgjidhnin emrat qe ato mbajne…

  2. Nga te katerta arkitektet qe kane fituar me kete projekt, vetem Rudina do kishte mundesi te kishte te njejtin emer ne kohe te komunizmit. Per tre te tjerat, prinderit e tyre s’do kishin mundesi te zgjidhnin emrat qe ato mbajne…

  3. Kinoatudioja komuniste SHQIPERI E RE – nëna e dasive dhe izolimit te shtetit shqiptar!

    Por komunisteve te sotem, bijve dhe nipave te enveristeve, u pelqejne filmat me diversante, balliste dhe Njeriun e Ri!

    Mirepo mendojne se ne Evrope keto filma bajgash bolshevike nuk i dine……

  4. Nuk di nese e kane futur dhe filmin “Udhetim ne pranvere”, ku Besniku gjoja kerkon mullirin e kafes te Valbona, per te gjetur rast per te folur me te.
    C’frustrim ekonomiko-seksual!

  5. Filmat karagjoz ku femija tre vjec thote mamase do te filloje filmi me spiune te fijet qe priten
    Femija 6 vjec lexon parrullen borgjezo revizioniste te filmi ne shtepine tone dhe ku nxenesi klases akuzon nxenesin si borgjez e revizionist. (pamvarsisht indirekt).
    Filma ku dhuna ndaj kafsheve deri ne barbarizem nuk ka te shoq ne pothuajse cdo film ku kafshet vriten, shkelmohen, peshtyhen, tallen etj.
    Filma ku gjujane me arme dhe njerzit nuk vriten te komisari drites
    Filma ku ndersejne njerzit kunder njerzve sipas kategorive te mendimeve ndryshe apo fetare.
    Filma ku shumica e aktoreve Italian jane mbajtur me dhune 50 vjet ne Shqiperi aq sa kur erdhi 90 iken te vdisnin ne atdheun e tyre rasti i Nikolin Xhojes etj shtetas jo Shqiptar.
    Filma ku shtremberohen realitete dhe transmetohen si ti doje …. byrose.
    Filma ku vete aktoret (nje pjese e konsidueruar) nuk jane te kenaqur me rolet e tyre te luajtura kundrejt deshires por nga pamundesia per ta refuzuar se denohenin prej sistemit idiot te kohes.
    Filma ku aktoret e rinj luajten role plakash, apo gjithe karrieren e tyre vetem rrole pleqsh apo plakash, te me ndjejne te gjithe qe jane ne nje bote tjeter.
    Filma ku aktori ne cdo film qe luan te kujton qe luan edhe atje edhe atje edhe atje pasi filmi e skenari eshte kopje e nje filmi tjeter, e njejta gje dhe per muziken.

    Te vetem filma qe kane vlere jane ato te Rikard Larjes me 1985-1990. Vetem filmat e tije i rezistojne kohes. Te tjeret jane filma sharlatane. Sidomos kur insistohet ti ndajne njerzit ne kategori komunist i mire, ballist , zogist, i pavaruar djall

    Te gjithe filma …. jane, si i pranon Venecia? Hapjani syte venecias se nuk dijne te shkretet, ose jane pak naiv dhe kane nivel kulturor te lart dhe pranojne budalleqet Shqiptare ne dekada per shkaqe nga nga me te ndryshme te idiotsive moderne apo globaliste.

  6. Fatbardh Kadilli e përsërit gati çdo ditë ftesën, por Lulzim Basha hesht. Edith Harxhi po ashtu, por Lulzim Basha hesht. Edhe të gjithë kundërshtarët e tij të tjerë të lëvizjes “Për PD” e kërkojnë sistematikisht, por Lulzim Basha i shmanget “si djalli temjanit”, ballafaqimit publik me ta.

    Kjo është një histori që përsëritet në formë komike tashmë, pasi versionin tjetër të kësaj shfaqje e kemi parë përpara 25 prillit. E mbani mend besoj, kur Lulzim Basha i kërkonte Edi Ramës pas çdo fjalimi e pas çdo dalje televizive, vetëm një gjë: Dua debat publik. E dua tani. Të pres deri të dielën e votimit. Këtu me ke. Pse nuk del? Kur do e bëjmë debatin publik? Pse ke frikë?Shpellkaret kuptojne dhe filma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *