• |
ide | kryesore

Gara në PD/ Harxhi i përgjigjet Bashës: 25 Prilli nuk kishte masakër elektorale!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Edith Harxhi në 13 qershor do të kandidojë për të marrë drejtimin e PD-së, ndërsa në garë përballë do të ketë Lulzim Bashën, Fatbardh Kadillin dhe Agron Shehajn.


Akuzave thirrjeve të rivalëve për të dhënë dorëheqjen, Lulzim Basha sot u kërkoi të përgjigjen nëse mendojnë se 25 prilli ishte masakër elektorale apo humbje e PD-së? Për Harxhin nuk ka dyshime, në 25 prill nuk ka pasur masakër elektorale, por vjedhje dhe tjetërsim, tha ajo në Radarin Informativ në ABC.


Faktikisht sot janë hapur disa kuti për Durrësin dhe PD e LSI nuk kanë marrë më të mirën e tyre më të mundshme, madje mendoj se nuk ka qenë e udhës ta bënin këtë lëvizje. Masakër elektorale nuk ka pasur, ka pasur vjedhje dhe tjetërsim, por kjo ka ndodhur para 25 prillit.

Urdhëro, provoje, cilat janë provat? Patronazhistët që dolën nga PS, është një skemë e përdorur në Maqedoni nga Gruevski në vitet e fundit të tij. PD në 25 prill mori po të njëjtin numër mandatash si në 2017, e dyta pjesëmarrja ka qenë 46% dhe PD nuk e ka rritur. Duhet të rritet pjesëmarrja në zgjedhje, por së pari duhet të rritet besimi, por opozita nuk ishte në gjendje të frymëzonte, nuk kishte frymëzuar askënd” tha ajo.

Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së kur u miratuan kandidaturat, disa nga anëtarët thanë se Harxhi nuk ka bërë fushatë për partinë në 25 prill, që ishte një nga kushtet për të qenë pjesë e garës, por ish-zv/ ministrja e hedh poshtë këtë pretendim.

“Unë kam bërë fushatë, kam telefonuar disa nga miqtë e mi në Tiranë dhe u kam thënë “jam e gatshme t’ju ndihmoj”, nuk kam pasur zonë, fushatën e kam bërë përmes medieve jo në terren, ashtu sikur Basha nuk ka bërë fushatë që prej 1991 deri në vitin 2017. Basha e ka filluar në 2005 fushatën elektorale. Kontributi im është aty, i vërtetueshëm. Të gjithë ata që janë të hershëm në PD më njohin që jam anëtare e Studentëve të Dhjetorit” tha ajo.

Kadillin u shpreh se e ka mik dhe për Shehajn tha se është deputet i nderuar, por theksoi se garën e ka vetëm me Lulzim Bashën. “Gara ime është me Bashën, nuk është me Kadillin që e kam mik, as me Shehajn që është një deputet i nderuar. Unë garën e kam me zotin Lulzim Basha, pasi ai po kandidon në mënyrë jo morale” tha Harxhi në Abcnews.al

12 Comments

  1. Po si nuk ka turp kjo palaco femer. Kjo dhe kadilli sikur mezi paskan prit qe te humbi PD, dhe nuk thone nje fjale qe a kane bere ndonje dite fushate per PD apo jo. Imagjinoni cfare sorollopi jane dhe ti kesh edhe ne krye te PD, dmth perfundimisht ta varrosin PD. Kane ndejt si ushunjeza prane PD dhe tani jane leshu si hijena per ta gri, qelbesira njerez

  2. E po ma ktheve menjen me njehere.Kisha ndermend me te votu, po me kete qe the : qe ne 25 Prill nuk kishte masaker elektorale, po te jap nje ik pirdhu.
    Vetem karierista.Kemi dy vjet ne protesta e mundime e asnje nga raca juaj nuk pame.
    Ik e zhdukuni.Cdo e keqe e ka nje te mire qe po Ju nxjer zbuluar juve sic dhe nxori Zhelefinen dhe putanozin & Co

  3. FITOFT ME I MIRI
    Edit kam shume respekt per ju dhe per Zotin Shehaj sa per Kadillin Basha eshte shume me lart.
    Por qe te thuash qe nuk patì masaker zgjedhore nuk e di por nuk te nderon.

  4. Per te fitu kjo as që bëhet fjalë por është shumë më poshtë dy votave që mori zhozi,murrizit, patozi
    Jo se e du bashen në krye të pd.

  5. Cdo jave neper studio duke share e kritikuar Bashen kjo ka qene fushata e saj dhe e Kadillit TURP !!!hiquni qafe prej PD lerini rehat se lat nam

  6. E presim që në Pd të ketë figura të forta!!!!Kadilli thotë do pranoj zgjedhjet,Harxhi thotë nuk ka pasur masakër ,Shehaj thotë që jam më i miri se jam bisnesmen!!!E do fitojnë kundër Bashës??

  7. Nuk di si Lul Basha del akoma dhe genjen njerezit. E tmerrshme dhe e turpshme.
    Te deshtosh kaq gjate dhe shtruar dhe te vazhdosh te besh propogande, ska bythe ku te rrij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu