• |
ide | kryesore

Kosovë/ 44 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe asnjë viktimë

-Instant, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë, bëri me dije se nga 2, 840 teste, 44 persona kanë rezultuar pozitivë për Covid.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, 2, 241 persona të infektuar me Covid kanë humbur jetën.

Autoritetet shëndetësore gjithashtu bëjnë me dije se në 24 orët e fundit 152 pacientë janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 101, 877 raste.

Sakaq rastet pozitive janë nga komunat: Lipjan 8 raste, Vushtrri 7 raste, Prishtinë 6 raste, Gjilan 4 raste, Pejë 3 raste, Drenas 2 raste, Malishevë 2 raste, Obiliq 2 raste, Podujevë 2 raste, Prizren 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Klinë, Mitrovicë dhe Skenderaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *