• |
ide | kryesore

Kthehet Allegri, Paratici largohet e CR7 gjithashtu: Juventus bëhet gati të rinisë

-Instant, PR, Sport



Fanella numër 5, si titujt e kampionatit të fituar me Juventus. Një rastësi? Ndoshta po, por aq mjaftoi për të prekur telat e shpirtit bardhezi. E pastaj ai përqafim me John Elkann, sponsorin e tij të madh. Mbrëmja e ‘Ndeshjes së Zemrës’ në Allianz Stadium pa kthimin e Max Allegrit në fushë, por për ta parë përsëri në atë stadium në rolin e trajnerit, mund të kërkojë pak më shumë durim. Megjithëse u kontaktua nga Marotta (për të përballuar lamtumirën e Contes) dhe u kërkua nga Florentino Perez i cili shihte tek ai një trashëgimtar të shkëlqyer të Zidane (zërat e merkatos ende të mundshëm një ndërthurje të bujshme me Zizou në Torino, Conte në Madrid dhe Allegri në Milano), te Juventus ka gjithnjë e më shumë besim në aprovimin e Allegrit: një lidhje e re që familja do të donte të shpallte në asamblenë Exor të enjten.

Në kohën kur kthimi i Allegrit është ende pa konfirmim, zyrtar është largimi i drejtorit sportiv Fabio Paratici (u komunikua nga klubi), roli i të cilit në klub do të merret nga Federico Cherubinit, i cili u rrit nën hijen e tani ish-drejtuesit të merkatos së Juventusit. Dhe, sipas të gjitha gjasave, kjo do të shënojë gjithashtu një përmbysje të qartë në strategjitë e tregut, me lamtumirën pothuajse të sigurtë të Cristiano Ronaldos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *