• |
ide | kryesore

Kultivonte kanabis në Mat, arrestohet i riu nga Kruja

-Instant, Lajme, Të fundit



Një persona ka rënë në pranga dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim në Mat pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Sipas uniformave blu mësohet se i arrestuari është shtetasi J. K., 30 vjeç, banues në  Krujë, i cili është kapur duke kultivuar fidanë cannabis sativa, në një zonë të pyllzuar në territorin e Bashkisë Mat.

Ndërkohë nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se janë të përfshirë në këtë aktivitet të kundraligjshëm dhe tre shtetas të tjerë, dhe konkretisht shtetasit D. K., A. N., I. B., të cilët janë shpallur në kërkim e vijon intensivisht puna për kapjen e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *