• |
ide | kryesore

La Casa de Papel/ Netflix njofton datat e publikimit të sezonit të 5-të

-Instant, Paparazzi, Slider



Netflix ka konfirmuar datat e publikimit të sezonit të 5 të La Casa De Papel. Ky sezon do të jetë i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë do të publikohet në 3 shtator dhe e dyta do të transmetohet në 3 dhjetor 2021.

Kohët e fundit aktorët e këtij seriali kanë ndarë me ndjekësit shumë fotografi nga xhirimet, ku dhe kanë premtuar nje fund emocionues për serialin.

Në sezonin e fundit të Money Heist do të interpretojë, Ursula Corbero si Tokyo dhe Alvaro Morte (Profesori)i, dhe gjithashtu aktorët Itziar Ituño, Miguel Herrán, Jaime Lorente, Esther Acebo, Darko Peric dhe Enrique Arce të cilët do të kthehen për serialin.

Ndërsa të gjitha sezonet e tjera të Money Heist janë përbërë nga 8 episode, sezoni i fundit do të ketë 10 episode.

https://www.youtube.com/watch?v=1FhmnB6SwBc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *