• |
ide | kryesore

Mblidhet KAS/ Nis rinumërimi i 108 kutive në qarkun e Durrësit, sa vota i duhen LSI për të marrë mandatin nga PS

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Aktualisht po zhvillohet mbledhja e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve ku është vendosur të bëhet rinumërimi i 108 kutive të votimit për qarkun e Durrësit.

Kandidatja e LSI, Elona Guri e humbi mandatin e saj për vetëm 136 vota më pak, duke bërë që t’i kalonte Partisë Socialiste.

Rinumërimi i këtyre kutive në qarkun e Durrësit, mund të sjellë një ndryshim të rezultatit teksa janë vetëm një numër i paktë votash që i kanë mohuar mandatin Elona Gurit.

Partia Socialiste arriti të fitojë zgjedhjet në qarkun e Durrësit duke marrë tetë mandate dhe duke lënë pas Partinë Demokratike në opozitë me gjashtë mandate pasi arriti të përmirësojë edhe më tutje rezultatin e saj të katër viteve më parë, ndërkohë që Partia Demokratike pësoi rritje të fortë ndërsa LSI-ja humbi mandatin për një grusht votash.

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, në qarkun Durrës u hodhën gati 11 mijë vota më shumë sesa katër vjet më parë, nga të cilat, rreth 7 mijë iu dhanë partive të opozitës dhe 4 mijë PS-së. Rezultati 8 me 6 në mandate për socialistët reflekton humbjen e mandatit nga LSI-ja dhe jo fitoren e thellë për PS. LSI mori 9480 vota në këtë qark ku mandati i fundit iu dha Partisë Socialiste me 9616 vota. Kjo është arsyeja se pse LSI ka kërkuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve rinumërim dhe rivlerësim të votave të qarkut Durrës.

Qarku i Durrësit konsiderohet zakonisht si fushëbetejë për zgjedhjet në Shqipëri për shkak të luhatjeve të konsiderueshme në historinë e shkurtër zgjedhore të vendit. Ai është edhe një nga të paktat qarqe me rritje të popullsisë.

Qarku i Durrësit u nda 8 mandate për PS, 6 për PD dhe 2 për LSI në zgjedhjet e vitit 2017 ndërsa rritja e opozitës mund ta kishte ndarë rezultatin në mandate barabartë në shtatë me shtatë, në rast se LSI do të kishte marrë vetëm 137 vota më shumë nga sa mori. Rreth 83% e votuesve të demokratëve dhe socialistëve dhanë një votë pëlqyese për një kandidat të caktuar në këto zgjedhje



2 Comments

  1. Pasditën e 26 majit, me këmbënguljen e Kastriot Islamit, në selinë e Aleancës Demokratike të Neritan Cekës në hyrje të rrugës “Myslym Shyri” u mblodhën drejtuesit e opozitës dhe vendosën tërheqjen nga zgjedhjet.

    Pjesa tjetër nuk pati histori. Në Cërrik dhe Kuçovë rezultatati kapërceu të gjitha limitet duke arritur në 120 përqind për kandidatin e PD. Fletët e votimit të kandidates së PD Roza Pati, të përgatitura në kuti më parë, në vend që të shkonin në Lezhë u ngatërruan me të kandidatit tjetër Ylli Vejsiu në Allias në Tiranë. Kutia e Alliasit shkoi në Lezhë me emrin e Vejsiut, ndërsa e Lezhës në Tiranë me emrin e Patit. Masakra nuk u ndal, situata doli jashtë kontrollit,kerkoni kerkoni se bythen e salihut e likes do gjeni o shpellkare

  2. hajdutat , maskarenjt, perversat femijet biologjik dhe idologjik te gjakatrve qe per 46 +18 po bajne me ike pjesen me te mire te KOMBIT rinene .
    injoranta te pa lexum si doshi , sterkaj,cela , po xane vendet ne Parlament , duke vjedhe vota , duke ble vota .
    Misioni i tyre .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *