• |
ide | kryesore

Mjeku Edvin Prifti kthehet në punë si pedagog

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Mjeku Edvin Prifti, i cili është nën hetim për akuzën e korrupsionit i është kthyer punës si pedagog në Universitetin e Mjekësisë.


Ka qenë Gjykata e Apelit ajo që i ka dhënë të drejtë Priftit që të vazhdojë aktivitetin e tij si pedagog, ndërkohë që mbetet i pezulluar sa i takon ushtrimit të detyrës si mjek.


Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi pak ditë më parë sekuestro mbi llogaritë bankare të mjekut kardio-kirurg Edvin Priftit, duke i sekuestruar shumën prej 51.479.368 lekësh dhe shumën prej 177.497 Euro.



4 Comments

  1. Nuk e kuptoj, si mundet apeli te pezulloje nga puna nje mjek per korrupsion por ta lere si pedagog per brezin e ri te mjekeve.. Vetem Drejtesia shqipetare e Rilindur mund te na jape spjegime!

  2. SHOW IS OVER.
    NOW, GET BACK TO WORK.

    Ne menyre lakonike, ky eshte realiteti i sotem qe na serviret nga Rilindja & Co.

  3. Pasditën e 26 majit, me këmbënguljen e Kastriot Islamit, në selinë e Aleancës Demokratike të Neritan Cekës në hyrje të rrugës “Myslym Shyri” u mblodhën drejtuesit e opozitës dhe vendosën tërheqjen nga zgjedhjet.

    Pjesa tjetër nuk pati histori. Në Cërrik dhe Kuçovë rezultatati kapërceu të gjitha limitet duke arritur në 120 përqind për kandidatin e PD. Fletët e votimit të kandidates së PD Roza Pati, të përgatitura në kuti më parë, në vend që të shkonin në Lezhë u ngatërruan me të kandidatit tjetër Ylli Vejsiu në Allias në Tiranë. Kutia e Alliasit shkoi në Lezhë me emrin e Vejsiut, ndërsa e Lezhës në Tiranë me emrin e Patit. Masakra nuk u ndal, situata doli jashtë kontrollit

  4. Fatbardh Kadilli e përsërit gati çdo ditë ftesën, por Lulzim Basha hesht. Edith Harxhi po ashtu, por Lulzim Basha hesht. Edhe të gjithë kundërshtarët e tij të tjerë të lëvizjes “Për PD” e kërkojnë sistematikisht, por Lulzim Basha i shmanget “si djalli temjanit”, ballafaqimit publik me ta.

    Kjo është një histori që përsëritet në formë komike tashmë, pasi versionin tjetër të kësaj shfaqje e kemi parë përpara 25 prillit. E mbani mend besoj, kur Lulzim Basha i kërkonte Edi Ramës pas çdo fjalimi e pas çdo dalje televizive, vetëm një gjë: Dua debat publik. E dua tani. Të pres deri të dielën e votimit. Këtu me ke. Pse nuk del? Kur do e bëjmë debatin publik? Pse ke frikë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *