• |
ide | kryesore

Rama nuk komenton non-gratan e Berishës/ Asnjë shpjegim për shmangien e tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama nuk ka asnjë koment për shpalljen non-grata të Sali Berishës në SHBA, edhe kur pyetet specifikisht për këtë ngjarje.

Edhe pse nuk kishte reaguar vetë që prej javës së kaluar, kur vendimi u shpall nga Sekretari amerikan i Shtetit, Edi Rama nuk ishte pyetur drejtpërdrejt për ngjarjen.

Sot, një gazetare e pyeti: “A keni një koment për vendimin e DASH për zotin Berisha?” 

Rama nuk kishte si ti shmangej më qartazi pyetjes.

“Jam 100% i fokusuar te punët, se kemi ndalur punën asnjë ditë gjatë fushatës dhe pas fushatës, sepse ska kohë për pushim. Jam shumë i vendosur që të çelim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik, dhe do të shmangim ato aspekte që e kanë kthyer jetën publike në një telenovelë. Për mua ka më shumë rëndësi sa vaksina kryhen, sa përparojnë kantieret e rindërtimit. Ne do të dalim përpara shqiptarëve me programin e angazhimeve konkrete, të tjerat janë…”, u shpreh Rama.

Nuk dihet pse kryeministri zgjedh të heshtë plotësisht për sulmin e paprecedentë të amerikanëve ndaj armikut të tij më të ashpër politik. Kundërshtarët e Ramës duan të besojnë se ai i ruhet një reagimi në këtë moment, pasi e di se një ditë do gozhdohet vetë nga amerikanët. Nga ana tjetër, ithtarët e tij janë të bindur se shefi socialist është personi që tërheq fije aq të forta sa është në gjendje të shkatërrojë çdo kundërshtar politik, edhe duke përdorur superfuqinë e botës si mjet për të arritur qëllimin e tij.

Ndërsa të dyja qasjet shkojnë në kufinj ekstremisht të kundërt, nisur nga vitet e Ramës në udhëheqje, një gjë duhet pasur parasysh. Kryeministri i tre mandateve di të mbajë gjithmonë një “As” nën mëngë. ©Lapsi.al 



9 Comments

  1. Nje qelbesire si puna e ketij nuk ke pse ti besh pyetje per te cilat pergjigjen e gjen tek TV i tij dhe i rilindjes se ngordhur qe quhet Top channel, alias top kanali i mutit. Pyetja qe i duhet bere ketij ordineri eshte : “A i ka kombinuar mire letrat me top kanalin dhe mut veliun, me ong qe drejtohen nga kurva e tij dhe e cucit” dhe pyetja 1 milion USD : ” A do te jete ne gjendje te jape llogari Edvin Rama per dosjen qe ka ne USA”

  2. Çfare prisni te komentoje ky pallosh ? Ky eshte autori . Eshte e veshtire qe ” vrasesi ” qe rikthehet perseri ne vendin e krimit .

  3. Fatbardh Kadilli e përsërit gati çdo ditë ftesën, por Lulzim Basha hesht. Edith Harxhi po ashtu, por Lulzim Basha hesht. Edhe të gjithë kundërshtarët e tij të tjerë të lëvizjes “Për PD” e kërkojnë sistematikisht, por Lulzim Basha i shmanget “si djalli temjanit”, ballafaqimit publik me ta.

    Kjo është një histori që përsëritet në formë komike tashmë, pasi versionin tjetër të kësaj shfaqje e kemi parë përpara 25 prillit. E mbani mend besoj, kur Lulzim Basha i kërkonte Edi Ramës pas çdo fjalimi e pas çdo dalje televizive, vetëm një gjë: Dua debat publik. E dua tani. Të pres deri të dielën e votimit. Këtu me ke. Pse nuk del? Kur do e bëjmë debatin publik? Pse ke frikë?Shpellkaret e cecenit salih besojne se ameriken e blen rama per llogari te njeriut me kriminel qe ka pasur ky shtet prej 100vjetesh Bisturia e Penicilina salih karaxhic berisha qe ka vrare e prere kercenuar per 30 vjet shqiptaret e kosovaret per llogari te Padronit serb,mblidhuni o byrektore e futini nje orgji te shqupi sot dhe jene rehat me veten

  4. Ska nevoje te flasi, flasin sharlatanet e tije qe nuk kane pushtet por qe paghen rrezik me shuma te majme si Ngjala , Krrashnik Spadhiu etj zdrromsa.

    Ato deklaratat e ngjales me 2011 per lufte do ti hetoje kapslleku spak?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *