• |
ide | kryesore

Thumbi i Gjekmarkaj për Agron Shehajn: PD nuk është Call-center!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin ‘’Frontline’’ të Marsela Karapanços, në News24, ka folur për zgjedhjet për kryetar në PD, që do të mbahen më 13 qershor.

Teksa tha se mbështet Lulzim Bashën, duke sqaruar dhe arsyet, Gjekmarkaj ironizoi kandidatët e tjerë përballë Bashës, duke u shprehur se PD nuk është ”call-center” dhe s’mund të kandidojnë figura të vogla me ambicie komike.

“Në PD nuk mund të përsëritet skema e Edi Ramës me sondazhe të trukuara e të tjera mekanizma. Ose të ketë figura të vogla me ambicie komike. PD nuk është call-center”, tha deputeti Gjekmarkaj.

Më tej, Gjekmarkaj deklaroi se Basha momentalisht është dukshëm fitues dhe protagonist, dhe detyra e tij tashmë është të marrë mandatin e mbrojë partinë, kurse kandidatët e tjerë janë për ambicie personale në garë.

“Detyra e Bashës është të marrë mandatin dhe të mbrojë partinë nga agresioni ku ndodhet. Kandidatët e tjerë? Ndonjë bën zhurmë për t’i rritur “piacen” emrit të tij. Normale dhe kjo, por pa ndonjë dobi publike’’– shtoi Gjekmarkaj.

Sipas tij, zgjedhjet e 25 prillit ishin masakra elektorale më e madhe e 30 viteve demokraci dhe për këtë s’ka pse të fajësohet apo akuzohet Basha ose t’i kërkohet dorëheqja si kryetar i PD.

Ndërsa për shpalljen ‘non grata’ të Berishës, Gjekmarkaj ripërsërit se ishte një aksident dhe nuk do dëshironte kurrë që Rama apo ndonjë përfaqësues i PS t’i ndodhte e njëjta gjë.



12 Comments

  1. Na nxirrni fjalen e ketij tipit para 4 vitesh kur Basha nuk e vuri ne liste. Aty do shihni Gjekmarkajn e vertete!

  2. Agron Shehaj eshte tamam i djathte si ne origjine, si ne orientim politik. Shpresoj te fitoj. Eshte business like man. Leke ka. Sa asnje qe ta mbaj varur, jo rruga e kombit, jo financime ruse, jo kunati.Po qe se mbetet prape luli me mire ta marri full sala me te vetet, varda thyrje xhamash, shtylla elektrike ne ere, te pakten ka shanse reale per fitore

  3. Nuk eshte call center, eshte organizate staliniste alla Ferma e Kafsheve te Orwellit, ku Gjekmarkajt me shoke e namuz ruajne fort vlerat e organizates.

    Bravo Agron Shehajt me se pari per optimizmzin dhe iniciativen qe merr per ta kthyer nje organizate te tille ne nje funksionale,

  4. Epo me legen se ky Gjekmarkaj dhe Mark Marku me bythelepires qe se kane shokun
    Kaq te peshtire te arijne deri ne kete fare feje

  5. Pd s’eshte kall – center por mejhane katuni, ku katunaret mbas dopjes se dyte shajne e kercenojne kedo qe i prek bajrakun.

  6. Rama më i votuari dhe PS më e votuara pa asnjë diskutim”/ Ish-ministri i LSI: Opozita dështoi kundër qeverisë,Sahanlepirsi gjinmarkaj perdite po i ngjan Tritanit te prasit kur i lepihej salihut,ky i lepihet lulzime salih BBasha

  7. Me te mire se luli nuk ka , prandaj mos beni zgjedhje . problemi eshte po vdiq luli largqofte , si do tja bejme?

  8. Jo po te zgjdhen -llapaqenet-qe nuk lane gur pa levizur ,krijuan -particka-per te percare elektoratin e djathte qe nga -zhozi zhelet-patocet-murrizet ,rudinat-dhe e pane sa e kishin hapin,sa vota muaren ne keto zgjedhje.Tani ndermuaren fushaten tjeter per tu futur ne gare per te drejtuar -PD-ne.Kush ju voton ju o qullanike qe me te mbaruar zgjedhjet u dorhoqet nga drejtimi i -partickave-sepse e mbaruat misionin tuaj si vegla qorre.Sa per -Shehajn-nuk kam ndonje koment ,neqofte se votohet nuk ka perse te mos kandidoje .Sa per shprehjen e e -Gjekmarkajt-qe -PD-ja nuk eshte call-center -them se eshte nje deklarate e nxituar ,Nuk eshte e thene qe ata qe kandidojne te jene ;jurista,gazetare apo dicka tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *