• |
ide | kryesore

Titulli vendoset sot, e ndajnë golat në Durrës e Shkodër: Bylis e Kastrioti presin ‘dhuratat’

-Instant, F1, Sport



Tre qytete përgatiten për ceremoninë e titullit kampion, me katër skuadra ende me mundësi matematike për të rrëmbyer titullin 2020-21 në Superiore. Teuta është skuadra e favorizuar, jo vetëm se ka një gol avantazh që e mban të parën në renditje, por edhe sepse luan me Apoloninë e vendit të fundit, të rrëzuar prej javësh nga kategoria. Kështu, Martinit i mjafton një fitore që ta bëjë festën në Durrës 17 vjet nga hera e fundit, por duhet të bëjë duke shënuar sa më shumë gola për të mbajtur larg rrezikun që vjen nga Shkodra.

Pikërisht kështu, sepse me Vllazninë me pikë të barabarta, një fitore me një gol më shumë se e durrsakëve në Niko Dovana, përballë Laçit do ta bënin skuadrën e Brdaric kampione. E megjithatë, duket e vështirë sepse kurbinasit e Duros kanë vetë ende ambicje, por me një kombinim vërtetë për të cilin duhet një mrekulli. Bardhezinjtë duhet të fitojnë përballë Vllaznisë, Teuta të ndalet nga Apolonia dhe Partizani të mos fitojë në Ballsh.

Përvec faktit se Bylis ka qenë gjithnjë skuadër problematike për të kuqtë, skuadra e Dovedan është në kërkim të fitores për të tentuar mbijetesën në javën e fundit. Partizani mund ta arrijë titullin akoma nëse Teuta e Vllaznia nuk fitojnë, por vështirë se kryesuesit gabojnë kështu ndeshjen e fundit, për më tepër në shtëpi. Ballshiotët kanë një pikë më pak se Kastrioti që aktualisht është në zonën playout, por barazimi nuk i mjafton edhe nëse krutanët humbasin ndeshjen e tyre me Kukësin. Ndreu ndjen presionin e një ndeshje delikate, me blutë të paparashikueshëm për mënyrën se si do të kenë impaktin në fushë.

Në ndeshjen tjetër, Tirana e Skënderbeu luajnë qetësisht pasi kanë siguruar pozitat e tyre në një renditje, që ka diktuar bardheblutë jashtë zonës Europiane dhe korçarët që i janë gëzuar një shpëtimi impresionues nën drejtimin e Memellit…

SUPERIORE, JAVA E 36
26/05/21
Kukësi    17 : 00 Kastrioti
Bylis        17 : 00 Partizani
Vllaznia  17 : 00 Laçi
Teuta      17 : 00 Apolonia
Tirana     17 : 00 Skënderbeu



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *