• |
ide | kryesore

Topin në shtëpi dhe Këpuca e Artë, tregolëshi me Apoloninë nderon Bregun: Arritja ime më e madhe”

-Instant, Sport, Video



Sulmuesi i Teutës, i ardhur në verën e kaluar nga Skënderbeu rezultoi blerja më e rëndësishme e durrsakëve. Vlonjati Dejvi Bregu, arriti të fitojë jo vetëm titullin kampion me Teutën, por me tregolëshin e shënuar në ndeshjen e fundit kundër Apolonisë, siguron edhe titullin e golashënuesit më të mirë të kampionatit me 16 gola: “Duhet të ikja larg shtëpisë që të dukesha ky që jam sot. Kjo është arritja ime më e madhe. Dua të falënderoj presidentin, të gjithë tifozat që më kanë mbështetur. Shkëputja e madhe e pikëve nga Vllaznia na demoralizoi pak, por nuk na i humbi besimin. Fitorja ndaj Vllaznisë, ishte kthesa e madhe që na dha forcë. Jam shumë i lumtur për këtë sukses, gjërat e tjera nuk janë në dorën time, sa kam mundësi do të jap maksumimin”.

Bregu është ndalur edhe në lidhje me të ardhmen e tij, duke lënë të kuptohet se pas aventurës në Champions me Teutën mund të ketë një tjetër destinacion: “Kontrata ime me Teutën mbaron mbas Kupave të Europës. Deri në fund të Kupave të Europës do të jap maksimumin për Teutën, për momentin nuk kam asgjë konkrete për të ardhmen”, u shpreh Dejvi Bregu.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *