• |
ide | kryesore

Angelina Jolie një prind jo i përkushtuar ndaj fëmijëve, kudestaria i kalon Brad Pitt

-Instant, F1, Paparazzi



Aktorit Brad Pitt iu dha kujdestaria e përbashkët e pesë fëmijëve të tij të mitur me ish partneren, aktoren Angelina Jolie, në një vendim të parakohshëm, konfirmuan burimet për NBC News.

Pitt, i cili u nda nga Jolie në 2016-ën, dha një kërkesë për të rregulluar marrëveshjen aktuale të kujdestarisë, për t’i lejuar atij më shumë kohë me fëmijët, sipas dy burimeve të njohura me situatën.

Sipas raportimeve te mediave ndërkombëtare, mësohet se gjykatësi John Ouderkik vendosi që kujdestaria për 5 fëmijët e mitur të Brad Pitt dhe Angelina Jolie të ndahet 50 – 50, ndërsa vendimi nuk vlen për djalin e tyre 19-vjeçar, Madoxx.

Sipas tabloidit “TMZ”, aktorja Jolie nuk e ka pritur mirë këtë vendim, ndërsa 57-vjeçari duket se është tepër i lumtur. Aktorja kishte kërkuar që të merrte e vetme kujdestarinë, por gjykatësi nuk kishte besuar tek frazat që Brad nuk është një prind përkushtuar ndaj fëmijëve.

Gjykatësi e mori vendimin pas shumë muajsh hetim të hollësishëm nga profesionistë për fëmijë. Pas shpalljes së vendimit, Brad Pitt ka mundësi që të kalojë më shumë kohë me fëmijët e tij.

Jolie tha vitin e kaluar në një intervistë për Vogue, se u nda nga Pitt për mirëqenien e familjes së saj.

“Ishte vendimi i duhur,” tha ajo. “Fëmijët shohin gënjeshtra për veten e tyre në media, por ata e dinë të vërtetën Në fakt, ata janë gjashtë të rinj shumë të guximshëm, shumë të forte.”

Pitt foli hapur menjëherë pas ndarjes së tyre në lidhje me marrjen e vendimit për të lënë pirjen dhe lëndët narkotike duke thënë se nuk donte të jetonte më në atë mënyrë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *