• |
ide | kryesore

Basha reagon ashpër kundër Nishanit: Me shpifje të ulëta kërkon të përçajë PD-në

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj një deklaratë te kreut të Këshillit Kombëtar të kësaj partie Bujar Nishani. Ky i fundit tha në një intervistë më herët se kishte “kuptuar se Basha ka qenë në dijeni të informacionit se Berisha do të shpallej “non grata” nga SHBA dhe jo pa qëllim afroi në mënyrë të papritur datën e zgjedhjeve brenda partisë”.

Ky qëndrim i Nishanit hidhet poshtë nga Basha.

“E kam nisur fushatën për zgjedhjet brenda partisë me bindjen se nga kjo garë duhet të dalim me të fortë dhe më të bashkuar. Kam refuzuar reagimet që nxisin përçarje edhe pse çdo ditë ndaj meje janë hedhur sulme personale dhe politike të pavërteta dhe të padrejta. Por çdo gjë e ka një limit.

Ndaj sot hedh poshtë me neveri shpifjen e ulët të Bujar Nishanit. Inati e mllefi personal e ka një limit. Por sot ai limit është kaluar, sepse lidhet me një çështje që ka prekur thellë jo një individ, jo Sali Berishën por gjithë partinë tonë. Këto shpifje të ulëta i shërbejnë vetëm atyre që bëjnë gjithçka të përçajnë Partinë Demokratike. Dhe unë këtë nuk do ta lejoj” – shkruan Basha. ©LAPSI.al

https://lapsi.al/2021/05/27/deklarata-e-forte-e-nishanit-basha-e-dinte-qe-berisha-do-shpallej-non-grata-nga-shba-ndaj-afroi-zgjedhjet-ne-pd/



9 Comments

  1. E konsideroj pak të vonuar të them të drejtën, por përsëri, si i thonë asaj fjalës së urtë popullore, “më mirë vonë se kurrë”. Mendoj se me këtë vendim është thyer akulli i Sali Berishës dhe tani mendoj se duhet të dalin të gjitha krimet që ai ka bërë, jo vetëm rrëmbimi dhe vrasja e babait tim.

    Do të dëshiroja që sa të jetë gjallë t’i përjetojë të gjitha këto turpërime, dhe mos të shkojë në botën tjetër pa i ndjerë të gjitha këto poshtërime të cilat i meriton, një e nga një.

  2. Epo te degjosh llogje e politike akoma prej nje shitesi karburanti dhe nje sakati qe u be president prej servilizmit qe tregonte ndaj Berishes ky eshte kulmi. Ik o vemje gjej zhduku se ti e ke vendin ne muzeun e turpit o mustaqe mut

  3. O shoku Bujar nishani, alias bujar mehmeti apo e ke harruar. Nuk e mbron dot shokun sali duke sulmuar bashen, o palaço. PD nuk eshte ne dite te keqija prej Bashes, por prej qelbesirave si puna jote qe nuk ndaluat per asnje moment duke i futur thiken PD. E mban mend mire Abdi Baleten qe te dhjeu surratin ne mes te parlamentit

  4. Nuk e kuptoj pse ankohet dhe sulmon Bashën.Përse mor zotëri nuk konkuron për kryetar dhe të shohim se sa të vlen lëkura!!Çfarë do të thuash për Bashën ai është tipik udhëheqës europian dhe nuk meret me thashetheme tipike anadollake shqiptare!!!

  5. ESHTE NJE E VERTETE E HIDHUR O BASHA . TI JO VETEM QE KE PASUR DIJENI POR JE EDHE BASHKEPUNTOR NE KRIJIMIN E DOSJES SE BASHKU ME PALLOSHIN 2METROSH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *