• |
ide | kryesore

BE hedh në gjyq Astra Zenecan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Komisioni i BE e ka paditur prodhuesin e vaksinave për uljen drastike të dërgesave në BE. Komisioni i BE e ka akuzuar prodhuesin britanik-suedez të vaksinave për mos respektimin e marrëveshjeve.


Për shkak të vonesave masive në shpërndarjen e vaksinave, Komisioni i BE ka akuzuar prodhuesin AstraZeneca për një “shkelje të dukshme” të detyrimeve kontraktuale. Kompania britanike-suedeze” nuk përdori të gjitha instrumentet në dispozicion të saj” për t’i dhënë BE-së në kohë sasitë e kontraktuara, deklaroi në Bruksel të mërkurën avokati Rafaël Jeffareli, i cili e përfaqëson Komisionin e BE dhe vendet anëtare. Në vend të kësaj, kompania “ka dërguar 50 milionë doza në vende të treta”.


Një tjetër mosmarrëveshje si ajo me Brexitin?

Bashkimi Evropian ka kontraktuar vitin e kaluar një kërkesë prej 300 milionë vaksina të AstraZeneca. Në vend të 120 milionë vaksinave sa ishte planifikuar të marrë në tremujorin e parë të këtij viti, kompania i ka dërguar BE-së vetëm 30 milionë. AstraZeneca pohon se ka pasur probleme në fillim të prodhimit. Por AstraZeneca nuk e ka realizuar marrëveshjen e kontraktuar as në tremujorin e dytë të këtij viti, sepse ka vënë në dispozicion vetëm 70 në vend të 180 milionë dozave sa parashikon kontrata.

Vonesat në dërgimin e sasive të kontratkuara kanë dëmtuar rëndë edhe fushatën e vaksinimit të BE. BE ishte i zemëruar në veçanti për shkak të faktit se AstraZeneca ka dërguar në Britani të Madhe të gjitha sasitë e kontraktuara, ndërsa në BE jo.

Mosmarrëveshjet e mëdha

Komisioni i BE-së ka paditur kompaninë AstraZeneca para gjykatave në Belgjikë në fund të prillit. Ajo kërkon që të dërgohen të gjitha sasitë e planifkikuara prej rreth 200 milionë dozave, deri në mes të qershorit. Ndryshe, do të kërkojë kompensim të dëmit.

AstraZeneca i ka hedhur poshtë kërkesat e BE. Sipas tyre, kontrata parashikon që kompania duhet të bëjë përpjekjet më të mira të mundshme për të arritur synimet e dakorduara.

Avokati i paditësit, Jeffareli deklaroi para gjykatës se AstraZeneca ka pasur mundësinë që të mobilizojë gjashtë vende për prodhim, në mënyrë që të furnizojë me kohë BE-në. Ai bëri të ditur se në fund të vitit të kaluar kjo kompani ka dërguar vaksina madje edhe në Japoni, nga një vendprodhim në Halix të Holandës./DW

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu