• |
ide | kryesore

Berisha: Vetëm 2 herë u kam thënë “JO” amerikanëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha refuzon të pranojë perceptimin publik se ai ka pasur marrëdhënie të vështira me shumicën e ambasadorëve amerikanë.

“Absolutisht jo. Kam pasur marrëdhënie shumë të mira me Marsi Ris, një zonjë e vërtetë. Marisa Lino u largua nga Shqipëria dhe erdhi Bob Froik. Ajo u largua pa përfunduar misionin dhe këtu u soll Robert Frouik, ish-këshilltar i 3 presidentëve.

Arvizu? As shqiptar dhe as të huaj nuk do të gjesh kurrë që të thotë se Sali Berisha nuk më respektoi. Ky është një ligj i hekurt për mua. Nëse më thua për gjëra që janë të pamundura dhe dalin jashtë asaj që është mandati yt…” – tha Berisha që tregoi 2 episode ku u ja thënë “jo” amerikanëve.

“Në gjithë jetën time politike kam refuzuar 2 kërkesa që kanë qenë direkt nga qeveria amerikane. E para gjyqi për minoritarët, por edhe atë e korrigjova. Mu kërkua të ndërprisja gjyqin për ta, por në kompetencat e mia presidenciale nuk ishte falja në periudhën e gjykimit.

Nëse jam ky që jam sot, 30 vite më pas nuk do të gjesh kurrë një njeri që të tregojë një ligj që unë shkela, nuk kam shkelur asnjë ligj. Nuk mund të shkelja Kushtetutën. Pasi u dënuan erdhi Riçard Hollbruk ma kërkoi. Po, i thashë. I thashë këtë datë mbaje shënim. Ai u kënaq shumë, ajo ishte kompetenca ime jo ndërprerja e gjyqit.

 

E dyta përsëri çështje kombëtare. Mu kërkua në Lisbonë që të pranoja të hiqej paragrafi për Kosovën. Heqja e atij paragrafi që e kishte nxjerrë nga ombrella e Serbisë e fuste Kosovën edhe njëherë komplet në ombrellën e Serbisë. I thashë më lehtë e kam të jap dorëheqjen sesa të kthehem si tradhtar në vendin tim” – tha Berisha. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Po sikur ta mbyllesh gojen e te na lesh rehat? Mjaft me kaq..Mbaroi historia. Perderisa amerikane ta thane do em thene kane fakte qe e ke bere

    1. Si nuk ju vjen turp more, cdo te thote vetem 2 here kam dal kunder interesave te Sh.B.A. atehere sa here ke dale kunder interesave kombetare, te Shqiperise dhe shqiptareve?!
      Ore kush eshte Sh.B.A. eshte thjesht perandoria e rradhes, sa perandori me te medha, me te forta, kane ardhur dhe kane shkuar duke u varrosur ne landfilin e historise, fati dhe fundi i sigurte i Sh.B.A. dihet?!
      Cfare dreq shtrese politikanesh jeni more, per 30 vite nuk punuat as 30 dite, per interesat e kombit dhe te vendit tuaj vetem per Sh.B.A. B.E dhe per dreq e shejtane, si s’ju merr mortja more kerbishtore te neveritshem, more hyzmeqare mjerane qe ju dhunojne, perdhunojne dhe pastaj ju hedhin ne plehera si pampersa te perdorur.
      Ne shqiptaret me disa perjashtime si p.sh. burgaxhiu sapartak ngjela, qe spiunoi te atin ne burg, jemi antipadrejtesi/antiskllaveri/anti korrupsion/antivjedhje/antishtypje=ANTIAMERIKANE, me te medhenj te globit sepse Sh.B.A. eshte bushtra qe ka pjedhur, mbron, perhape cdo te keqe dhe padrejtesi ne kete Bote!

  2. Si nuk ju vjen turp more, cdo te thote vetem 2 here kam dal kunder interesave te Sh.B.A. atehere sa here ke dale kunder interesave kombetare, te Shqiperise dhe shqiptareve?!
    Ore kush eshte Sh.B.A. eshte thjesht perandoria e rradhes, sa perandori me te medha, me te forta, kane ardhur dhe kane shkuar duke u varrosur ne landfilin e historise, fati dhe fundi i sigurte i Sh.B.A. dihet?!
    Cfare dreq shtrese politikanesh jeni more, per 30 vite nuk punuat as 30 dite, per interesat e kombit dhe te vendit tuaj vetem per Sh.B.A. B.E dhe per dreq e shejtane, si s’ju merr mortja more kerbishtore te neveritshem, more hyzmeqare mjerane qe ju dhunojne, perdhunojne dhe pastaj ju hedhin ne plehera si pampersa te perdorur dhe te njejten gje i beni popullit, kombit dhe vendit tuaj!
    Ne shqiptaret me disa perjashtime si p.sh. burgaxhiu sapartak ngjela, qe spiunoi te atin ne burg, jemi antipadrejtesi/antiskllaveri/anti korrupsion/antivjedhje/antishtypje=ANTIAMERIKANE, me te medhenj te globit sepse Sh.B.A. eshte bushtra qe ka pjedhur, mbron, perhape cdo te keqe dhe padrejtesi ne kete Bote!

  3. E konsideroj pak të vonuar të them të drejtën, por përsëri, si i thonë asaj fjalës së urtë popullore, “më mirë vonë se kurrë”. Mendoj se me këtë vendim është thyer akulli i Sali Berishës dhe tani mendoj se duhet të dalin të gjitha krimet që ai ka bërë, jo vetëm rrëmbimi dhe vrasja e babait tim.

    Do të dëshiroja që sa të jetë gjallë t’i përjetojë të gjitha këto turpërime, dhe mos të shkojë në botën tjetër pa i ndjerë të gjitha këto poshtërime të cilat i meriton, një e nga një.Ky shqipKari qe flet kunder shba,harron loqja qe ky vend do ishte zhdukur pa ameriken o shqipKar shpellkare

  4. Bravo Berisha.Të respektosh ligjet shqiptare dhe të mbrosh interesat mbarëkombëtare nuk është se del kundër interesave amerikane veç bën detyrën ndaj Shqipërisë.Jo të bëj si Rama që ul dhe brekët për çdo gjë që thonë Amerikanët.E pa me armët kimike.Berisha si pranoi ky menjëherë.Atëhere kush mbrojti interesat e vëndit Berisha dhe populli që e kundërshtoi apo Rama.Boll se e bëtë Amerikën gogol.Dhe babait që të ka bërë kokën kundërshtohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *