• |
ide | kryesore

Conte flet për herë të parë pas largimit: “Thyem mediokritetin e kthyem Interin ku e meriton”

-Instant, Sport



Antonio Conte thyen heshtjen pas lamtumirës së tij nga Interin dhe e bën atë me një postim të gjatë në Instagram: “Çfarë udhëtimi në këto dy vjet! Çdo ditë bëmë të mundur që të rritej gjithnjë e më shumë brenda nesh forca, vendosmëria, vullneti dhe sakrifica, duke arritur të thyejmë logjikën e mediokritetit me të cilin shpesh jemi të rrethuar… Ne e kthyem titullin te Inter pas 11 vitesh, por mbi të gjitha e kthyem Interin përsëri në vendin ku meriton të jetë për historinë dhe traditën që ka”.

Tekniku, që ndoshta fillimisht nuk ishte i pranuar nga tifozët për shkak të të kaluarës së tij bardhezi, por i ndryshoi gjërat me rezultate e me devotshmëri, ka dashur ti përfshijë edhe ata në letrën e lamtumirës: “Imazhin e Trofeut të kampionit i ngritur në qiell nga unaza më e lartë e San Siro, me ju në festë, unë do ta mbaj gjithmonë me vete! FALEMINDERIT! Ad Maiora Semper!!!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *