• |
ide | kryesore

Hapja e dosjeve të “Gërdecit” dhe “21 janarit”/ Reagon Berisha: Po përtypet plehu i vjetër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha bën komentin e parë për hapjen e dosjeve të “Gërdecit” dhe “21 janarit”. Në emisionin “PolitikOn” në RTV Ora ai thotë se nuk ka pasur asnjë implikim të tij në këto çështje dhe se akuza e ish-kryeprokurores Ina Rama për Gërdecin se “është vrasje me dashje” gjykatësi e shndërroi “në vrasje pa dashje”.

“Unë s’kam asnjë lidhje me hapjen çështjeve të Gërdecit dhe 21 janarit. Kur unë thoja se nuk kam pasur asnjë informacion për gjendjen në Gërdec. Ka pasur ndonjë gazetar që thoshte të kundërtën, por nuk kam pasur. Thonë se kam fshehur një dokument, por është një gënjeshtër e turpshme.

Akuza e Ina Ramës për Gërdecin është “vrasje me dashje”. Natyrisht që gjykatësi e shndërroi në “vrasje pa dashje” dhe janë dënuar 40 persona. Nuk i njoh vetës asnjë imunitet dhe parashkrim. Ta harrojnë se ka imunitet Sali Berisha. E gjithë kjo tymnajë përtyp plehun e vjetër” – tha Berisha. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Tani, kur miti i Sali Berishës ka rënë dhe është damkosur si vrasës, bandit dhe hajdut, dhe kur pushteti i tij në gjyqësor është dobësuar, procesi i 21 janarit duhet rihapur në themel, dhe jo për elementë të veçantë të tij, pasi kjo do jetë një rivrasje për të vrarët dhe për drejtësinë shqiptare. Ai duhet rihapur për të hetuar të dyshuarin kryesor si vrasës. Sali Berishën!

  2. As per ta mbrojtur, nuk del me njeri tani.
    Te rrish afer berishes sot, eshte si te rrish afer tensiont te lart.
    Plak i poshter, po iken me turp. Dhe i perbuzur dhe nga te tut. Duroni dhe pak sa te mbarojn zgjedhjet ne pd. Thiken me te madhe nga te vetet ka per ta ngren.

  3. Mos kaloni ne ekstaze o Patronazhiste. Saliu ka te keqijat e te mirat e veta dhe do e gjykoje historia ate e jo influenca e fuqishme e lidhjes okulte te Paulnit me Alex Sorrosin.

  4. E konsideroj pak të vonuar të them të drejtën, por përsëri, si i thonë asaj fjalës së urtë popullore, “më mirë vonë se kurrë”. Mendoj se me këtë vendim është thyer akulli i Sali Berishës dhe tani mendoj se duhet të dalin të gjitha krimet që ai ka bërë, jo vetëm rrëmbimi dhe vrasja e babait tim.

    Do të dëshiroja që sa të jetë gjallë t’i përjetojë të gjitha këto turpërime, dhe mos të shkojë në botën tjetër pa i ndjerë të gjitha këto poshtërime të cilat i meriton, një e nga një.Po te ngordh si Qen baba o byrektor i pd

  5. Qenin e ngordhur kanë për të gjetur.Të egzaltuar ish antiamerikanët më të betuar që ndrojnë fytyrë në çdo kohë.Një her me sërbët me rusët me kinezët e tani me amerikanët!!!Vuajnë nga sindroma e Stokolmit.Ata që e duan Amerikën si gjithmonë kanë guximin ta kundështojnë dhe kur e ka gabim e sidomos këta demokratët sorrosianë në departamentin e shtetit.

  6. Ironi.Katandisije apo telendisje.
    Me kujtohet mire shoqerimi i nje Nene kur kalonin mbi lane badigardet e mjaftit qe benin show ne gjykaten e Tiranes.
    Nje Nene è veshur me te zeza dhe me nje dhimbje te thelle ne shpirtin e saje per humbjen e Djalit dhe e shperfitiruar ku mezor ngopej me ajre ne nje plogeshti totale mendon akoma nga keto Shohistet pas tet vite ne pushtet se do te zbardhin njgjarejen e vertet te germadhes te qeajtur gerdec ku lideri i opozites i asaj kohe sot ne pusht..tet ne ate kohe i rifte shpatullat Berishes per njgjarien e Gerdecit. Ta shikojme spektakeli vazhdon.
    U kerkoj ndjes te gjith familiare qe humben te afermit e tyre ne Gerdec.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *