• |
ide | kryesore

Krujë/ Kultivonin lëndë narkotike në tokat e tyre, policia arreston 6 persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Krujës ka vënë në pranga 6 shtetas dhe një tjetër është shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, ndërkohë që dy persona janë proceduar penalisht. Të arrestuar janë: Xhavit Brama dhe Enea Brama, atë e bir, Ylli Halili, Xhelal Nuzi dhe Benard Nuzi, atë e bir dhe Valentin Lata. Ata akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.  Njëkohësisht ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. N., për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe G. L., banues në Larushk, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprime të mëtejshme”



1 Comment

  1. PD ka dalë nga struktura dhe fryma që duhet të përçojë. Basha impotent politik për ta bërë PD forcë të konkurueshme.

    Partia Demokratike ka nevojë për ndryshim. Basha sillet më keq me median se Rama, është një mistrec politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *